GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasja me prokurorinë, Ambasada Ruse kërkon aktet e hetimit të Qerretit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja me prokurorinë, Ambasada Ruse kërkon aktet e hetimit të Qerretit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Kavajës, ka refuzuar kërkesën e Ambasadës Ruse në Tiranë, për t’u pajisur me aktet hetimore të dosjes, që bën fjalë për vdekjen misterioze të 4 shtetasve Ruse në një hotel në Qerret.

Zyra diplomatike ka kërkuar që të njihet me dosjen e plotë dhe veprimet e prokurorëve shqiptarë, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga prokuorët shqiptar, me argumentin se faza në të cilën ndodhen hetimet nuk e lejon këtë veprim.

Ligji procedurial penal shqiptar, nuk parashikon dhënien e akteve hetimore palëve të interesuara në fazën kur çështja është në hetim e sipër.

Autoriteteve ruse iu është dhënë një informacion i shkurtër dhe i përgjithshëm mbi ngjarjen, ku humbën jetën katër anëtarët e familjes ruse, Nataliia dhe Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe i fejuari i kësaj të fundit, Nikita Belousov.

Gjithashtu, me një informacion të hollësishëm është njohur dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila ka kërkuar që të njihet në mënyrë shteruese me ngjarjen në fjalë që tronditi vendin.

Dyshimet e para dhe që vijojnë të mbetet ende në fuqi janë se katër shtetasit Rusë, janë asfiksuar nga klori, por ende nuk është përcaktuar plotësisht me saktësi dhe në mënyrë shkencore ky rezultat.

Rezultatet e analizave pritet të hedhin dritë mbi këtë ngjarje, ndërsa nga ana e policisë dhe prokurorisë, nuk është ndaluar asnjë person i dyshimtë.

Sipas dosjes hetimore, katër shtetasit Rusë, kishin mbërritur në Shqipëri si turistë.

Së bashku me miq të tjerë, ata kishin qenë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku dhe kishin drekuar, ndërsa darkën kishin vendosur që ta kalonin në kompleksin turistik në Qerret të Kavajës.

Madje gjatë ditës, ata kishin rezervuar me telefon dhomën e saunës me xhakuzi që ndodhet në katin e nëndheshëm të hotelit.

Rruga e kthimit nga Ohri bëri që rusët të vinin me vonesë në Qerret.

Etiketa: 4 rusetambasada RuseProkuoriaqerret

Lajme të lidhura

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!
Aktualitet

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama
Aktualitet

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Para
Dyshim mbi tenderët, QSUT ezauron në kohë rekord 9 mld lekë oksigjen

Dyshim mbi tenderët, QSUT ezauron në kohë rekord 9 mld lekë oksigjen

TË FUNDIT

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të aksit...

Lexo më shumë
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

14:49 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com