GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Programi më i fundit që frymëzon të rinjtë ambicioz

09:20 - 20/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Programi më i fundit që frymëzon të rinjtë ambicioz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kush mendon se të rinjtë janë pa iniciativë, pa ambicie, pa dëshirë për të punuar apo pa ide sipërmarrje e ka gabim. Në një nga studimet sociale më të fundit të realizuara në Ballkanin Perëndimor ka rezultuar që shumica e të rinjve janë kërkues, kanë më shumë ide të reja dhe kanë më shumë shpirt sipërmarrje se grupmoshat e tjera. Ashtu si edhe pritet, janë studentët kategoria që shfaq më shumë ambicie për një të nesërme më të mirë duke propozuar edhe ide dhe projekte që do të donin t’i realizonin dhe t’i materializonin.

Në Shqipëri sipas studimit në fjalë, rezulton që ka një mospërputhje shumë të lartë midis ambicjeve, pritshmërive dhe kërkesave të studentëve dhe mundësive që u ofrohen për t’u rritur profesionalisht, për të nisur një sipërmarrje private, për t’u vetëpunësuar apo për të realizuar një projekt komunitar. Ky studim shemb pak edhe mitin e një rinie përtace që nuk ka ambicie dhe nuk e ndërron kafen me shoqërinë me asgjë në botë. Në vend, tek studentët gjejmë shumë dëshirë dhe ide por pak mundësi për t’i realizuar dhe kjo përkthehet në një ndrydhje sociale por edhe ekonomike. Studentë, të rritur edhe me shembujt e të rinjve në shoqëritë perëndimore, kërkojnë më shumë mundësi dhe përkrahje.

Por a ka në Shqipëri programe që ndihmojnë studentët të rriten e të zhvillohen apo të nisin një biznes të tyrin? Për hir të së vërtetës nuk janë shumë por ka.

Një nga programet që është prezantuar së fundmi në ambientet e universiteteve është B4Students. Programi është i ndërtuar rreth nevojave që kanë studentët dhe drejtuesi i programit, Oltjon Valisi tregon se është dashur një kohë e gjatë derisa të strukturohej në katër shtylla kryesore mbështetje. “Studentët në Shqipëri, shumë potencial, energji dhe ide që duhen mbështetur. Me dëshirën e mirë për të dhënë një kontribut sado të vogël, kemi nisur një program me shumë mundësi. Duam që studentët që synojnë për lart ta kenë mbështetjen e kërkuar. B4Students është ideuar të mbështesë zhvillimin profesional të studentëve, të mbështesë projektet e tyre sociale si edhe idetë e tyre për biznes. Ne synojmë të ndihmojmë rritjen profesionale të studentëve duke krijuar hapësira për punësim dhe vetëpunësim cilësor.” – thotë ai.

B4Studentës është i ndërtuar në 4 kompontentë kryesorë ku secili prej komponentëve adreson një nevojë që është vënë re nga vetë studentët në Shqipëri. Komponenti i Sipërmarrjes përmban dy elementë kryesorë: Konkursin e Ideve të Biznesit dhe Sfidën e Biznesit. Për të nxitur dhe mbështetur idetë dhe nismat në sipërmarrjen tek studentët, B4Students do të organizojë në muajt Qershor-Korrik-Gusht 2021, konkursin e Ideve të Biznesit. 3 aplikimet fituese do përfitojnë grant deri në masën 5000 euro si fond për të nisur biznesin, mundësi për kreditim preferencial në Tirana Bank, mundësi për partneritet me Grupin BALFIN dhe kompanitë e tij, si dhe trajnim e këshillim nga ekspertë të fushës.

Sfida e Biznesit i fton studentët  të analizojnë një problem real biznesi të kompanive partnere me B4Students dhe të sugjerojnë strategji për zgjidhjen e problemit. 3 studentët me analizën dhe strategjinë më të mirë, do të përfitojnë shpërblim monetar, mundësi abonimi falas në një kurs online në platforma ndërkombëtare, si dhe mundësi për kryerjen e praktikës profesionale te kompanitë në fjalë.

Komponenti i dytë është ai i Klubeve Sociale.

B4Students, përmes Klubeve Sociale, do të mbështesë projekt-propozime për aktivitete sociale të studentëve që pasurojnë jetën shoqërore-kulturore të tyre e njëkohësisht ndikojnë pozitivisht në komunitet. Propozimet më të mira do të përfitojnë mbështetje financiare, teknike dhe/ose logjistike, në funksion të realizimit të projektit të propozuar.

Një komponent që ka rezultuar me mjaft interes për studentët është ai Praktikave Profesionale dhe Punësimi.

B4Students do i krijojë mundësinë studentëve të garojnë për t’u përfshirë në praktika profesionale 3 mujore të mirëstrukturaura, pranë shoqërive të ndryshme të Grupit BALFIN. Studentët do kenë mundësi të aplikojnë në shoqërinë e preferuar dhe në departamentin e synuar sipas interesave të tyre profesional. Gjatë gjithë praktikës profesionale studentët e përzgjedhur do të kenë mentorin e tyre dhe do t’u jepet hapësira për të punuar krah për krah me disa nga manaxherët më të mirë në Shqipëri. Në përfundim të praktikës profesionale, studentët do të vlerësohen për punësim bazuar në performancë.

Komponenti i fundit, ka në fokus Fuqizimin e Kapaciteteve të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri. Nëpërmjet B4Students, universitetet publike në vend do të përfitojnë investime në infrastrukturë për të përmirësuar kushtet që i ofrohen studentëve.

Një tjetër risi e programit B4Students është se ai i vjen afër shumë lehtë studentëve pasi gjithçka që nevojitet te dihet dhe aplikimet bëhen online. Studentët e interesuar mund të regjistrohen në linkun: https://b4students.com/registration-form/ dhe do të marrin informacionin e duhur në kohën e duhur.

Drejtuesit e programit tregojnë se synimet janë të mëdha dhe pritet që vitin tjetër programi B4Students të shtrihet edhe në Kosovë duke synuar rritjen e mundësive, adresimin e sfidave të karrierës dhe përmirësimin e kushteve sociale-ekonomike të studentëve.

Etiketa: B4studentsBallkani Perendimorprogram

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Ambasadorja Kim dhe ministri Peleshi ndjekin stërvitjen e trupave amerikane dhe shqiptare në Bizë

Ambasadorja Kim dhe ministri Peleshi ndjekin stërvitjen e trupave amerikane dhe shqiptare në Bizë

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com