GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Sfida për të qenë në krah të Justin Bieber

15:31 - 01/11/21
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Sfida për të qenë në krah të Justin Bieber
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtari i “Peaches”, 27 vjeç, dhe modelja, Hailey Baldwin, 24 vjeç, u shprehën të sinqertë për sfidat që kanë kapërcyer në tre vitet që kur u martuan, në një episod të podcast-it të ri “In Good Faith” me Chelsea & Judah Smith.

Edhe pse marrëdhënia e çiftit mbetet e fortë, Bieber pranoi se nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, veçanërisht për shkak se ai ishte ende duke ‘luftuar’ me problemet e shëndetit mendor gjatë kohës së dasmës së tyre.

Këngëtari i “Stay” kërkoi trajtim për shëndetin e tij mendor në fillim të vitit 2019 dhe foli publikisht për depresionin me të cilin u përball dy vjet më parë në mes të turneut të tij botëror “Purpose”, gjë që e bëri atë ta anulonte.

Megjithëse ai dhe Baldwin u ndanë për herë të parë në vitin 2016, ata rindezën romancën e tyre në vitin 2018 dhe u fejuan në korrik.

“Për fat, Hailey më pranoi ashtu siç isha. Edhe kur u martuam, kishte ende shumë dëme dhe lëndime që më duhej t’i përballoja, por ajo pa zemrën time pavarësisht të gjithave”, tha Bieber.

Baldwin, nga ana e saj, nuk u lëkund kurrë, duke thënë se ajo ishte e gjitha aty, pa marrë parasysh se çfarë kthesash dhe ngacmimesh i bëri bota.

“Unë isha për të. Mora një vendim. E di në fakt që e kam dashur këtë person për një kohë shumë të gjatë dhe tani nuk do të ishte koha për të hequr dorë prej tij. Unë thjesht nuk do t’ia bëja këtë. Imagjinoni të braktisni dikë në mes të periudhës më të keqe të jetës së tyre. Kështu që unë do të qëndroja me të pa marrë parasysh se cili do të ishte rezultati”, u shpreh modelja.

Etiketa: Hailey BaldwinJustin Bieber

Lajme të lidhura

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni
Aktualitet

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Para
Derbi Dinamo-Tirana do transmetohet në këtë TV

Derbi Dinamo-Tirana do transmetohet në këtë TV

TË FUNDIT

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26

Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com