GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banorët e “5 Majit” vazhdojnë protestat: Po na dhunojnë në shtëpitë tona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët e “5 Majit” vazhdojnë protestat: Po na dhunojnë në shtëpitë tona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e  zonës “5 Maji” në Tiranë vijojnë protestën kundër aksionit të IKMT për prishjen e banesave të tyre. Ata kanë nisur protestat që në orët e para të ditës dhe deklarojnë se nuk do të largohen derisa të marrin një zgjidhje. Banorët tregojnë për mediet se, nuk kanë firmosur asnjë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës dhe i kanë ndërtuar shtëpitë shumë vite më parë.

Të revoltuar ata thonë se shteti nuk mund t’i dhunojë në pronat e tyre, ndërkohë që i kanë të legalizuara dhe kanë paguar çdo taksë në mënyre të rregullt. Ata shprehen të vendosur se nuk do lejojnë cenimin e pronave dhe se nuk pranojnë bonus qiraje, pasi nuk është i drejtë për rastin e tyre. “Këtu po na grabisin zonat, të gjithë duan të flenë rehat në shtëpitë e veta, asnjë nga ne nuk ka firmos në Bashkinë e Tiranës. E kam shtëpinë të legalizuar, vijnë te ne ndërkohë që këtu kanë magazinat bosh.

Me çfarë të drejtë? Pse shtëpitë nuk paskan çmim tregu, ne nuk kemi një marrëveshje zyrtare. Nuk vendos dot ai për shtëpitë tona me çmim reference, nuk jemi për bonus qiraje sepse kemi shtëpitë tona”, u shpreh një nga banorët.

Ndërkohë, një tjetër banor tha se dallon fare hapur që kjo gjithçka po bëhet në shkelje të ligjit, pasi në fund të lagjes së tyre ndodhet një fasoneri, që është në pronësi të Arben Ahmetajt, por ajo nuk është prekur dhe nuk do të prishte.

“Ne nuk jemi të pastrehë, i kemi ndërtuar vetë dhe kemi paguar çdo taksë në mënyrë të rregullt. Shteti po na bie në qafe, nuk kemi si të durojmë kur vijnë na rrahin në shtëpitë tona. Kemi bërë kërkesa dhe askush nga organet kompetente nuk ka sqaruar gjë. Zona jonë nuk është pjesë e rindërtimit, ne nuk kemi fatkeqësi natyrore. 12 faza me nga 40 shtëpi, janë rreth 400 familje që do mbeten rrugëve. Me kë e kanë bërë pazarin këta, a ka premtuar Bashkia ndonjë metër katror njësi për biznes? Pronat tona nuk keni për t’i gëzuar! Fasoneria e Arben Ahmetaj është në fund të rrugës, mbështesin IKMT, hajdutët e tyre.

Banorët e kësaj zone protestojnë prej disa ditësh, duke akuzuar qeverinë se po iu cenon të drejtën e pronës dhe po i vjell djersën e tyre. Ndërsa Bashki Tiranë, nga ana e saj nuk ka dhënë asnjë reagim dhe as nuk del të sqarojë qytetarët së si do të veprohet më tej.

Etiketa: IKMTprotesterruga "5 Maji"Shtepi

Lajme të lidhura

Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës
Aktualitet

Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës

15:05 - 20/08/26
PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi
Aktualitet

PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

14:39 - 20/08/26
Qeveria mashtroi hapur me eksportet/ Zbardhet manipulimi me rritjen e pretenduar
Aktualitet

Qeveria mashtroi hapur me eksportet/ Zbardhet manipulimi me rritjen e pretenduar

14:37 - 20/08/26
Para
Ylli Limani bën tatuazh të ri, ia dedikon dashurisë së tij

Ylli Limani bën tatuazh të ri, ia dedikon dashurisë së tij

TË FUNDIT

Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve
Sport

Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

15:15 - 20/08/26

Futbolli po përjeton një trend të ri, ku yjet e mëdhenj nuk po mjaftohen vetëm me sukseset në fushë. Gjithnjë...

Lexo më shumë
Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës

Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës

15:05 - 20/08/26
PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

14:39 - 20/08/26
Qeveria mashtroi hapur me eksportet/ Zbardhet manipulimi me rritjen e pretenduar

Qeveria mashtroi hapur me eksportet/ Zbardhet manipulimi me rritjen e pretenduar

14:37 - 20/08/26
Plagoset me thikë një grua në Delvinë, detajet e para

Plagoset me thikë një grua në Delvinë, detajet e para

13:37 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com