GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Liroi të dënuarit përjetë, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës

16:24 - 02/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Liroi të dënuarit përjetë, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha dhe nëntë të akuzuarit e tjerë, ndërsa pretenca do të shpallet me datë 17 nëntor, ora 10:00.

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha ndodhet në burg bashkë me 9 të tjerë, pasi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha është arrestuar më 11 shkurt të këtij viti, bashkë me punonjës të tjerë, mes tyre avokati Aldo Tabakun, sekretarja Manuela Mallkuçin, Gazmir Nezajn, Isuf Tanuzin, Bledar Petanin, Sajmir Petanin dhe Altin Skëndaj, Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi, pasi  kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

Gjyqtarja, njihet për vendimet e saj ku shumë të dënuar janë liruar nga burgu, mes tyre edhe të dënuar përjetë, si Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë në Tiranë. Gjyqtarja e Krujës, e cila ende pa dal në Vetting, liroi nga burgu Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera.

Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha, përdori për lirimin e Dokles, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar.

Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Paja u lirua disa ditë pas Tafilit.

Enkeleda Hoxha, në vitin 2018, po ashtu vendosi lirimin nga burgu të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai u dënua me 1 vit burg, për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, por gjyqtarja vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Ndërsa në dosjen e përgatitur nga SPAK kundër gjykatëses Enkeleida Hoxha, thuhet se të gjithë personat e arrestuar janë ndjekur dhe përgjuar. Sekseri i kësaj çështje është avokati Aldo tabaku i cili ndërmjetësonte mes të afërmve të Gentjan Nezajt në burg dhe gjykatëses për t’i dhënë një vendim lehtësues.

Avokati bisedonte me të Gazmir Nezajn, të vëllanë e të burgosurit. Në përgjime ka dalë edhe sekretarja e gjykatës Manuela Mallkuci e cila ka qenë një pjesë e rëndësishme e skemës. SPAK ka ndjekur dhe ka foto dhe video se si Gazmir Nezaj ka bërë takime me shtetasin Aldio Tabaku, avokati që morri përsipër çështjen e lirimit nga burgu para kohe me kusht të vëllait të cilët kishin pirë kafe në një lokal në Krujë afër një banke.

SPAK ka vendosur në përgjim dy numra telefonikë, i pari ai i Isuf Tanuzit si ndërmjetës mes avokatit Aldo Tabaku dhe Gazmiti si dhe numrin e avokatit Aldo Tabaku, i cili po merrej me të gjithë situatën e ndjekjes së kërkesës për lirimin nga burgu me kusht para kohe të shtetasit Gentaj Nezaj, vëllait të Gazmirit.

Dyshohet se Aldo ndërmjetësonte me lidhjen e tij shoqërore, gjyqtaren Enkeleda Hoxha e cila ka ndjekur rastin për shqyrtimin e kërkesës së vëllait të Gazmirit, për lirim para kohe nga burgu. Edhe një mjek pjesë e skemës.

Gazmir Nezaj ka kontaktuar në telefon edhe një mjek i cili është identifikuar si Shkëlqim Korbi. Ai do të përgatiste një raport pozitiv për Gentaj Nezaj, me qëllim që ai të kishte lehtësia, gjatë zhvillimit të gjyqit dhe më pas, lirimin e parakohshëm nga burgu të tij.

Shkëlqim Korbi është vënë menjëherë në përgjim, për të kuptuar rolin dhe veprimet e tij në këtë çështje. Nga Bisedat midis shtetasve Gazmir Nezaj dhe Isuf Tanuzi, si dhe bisedat midis Gentjan Nezaj dhe Gazmir Nezaj, del në pah përpjekja që është bërë nga avokati Aldo Tabaku, nëpërmjet gjyqtares Enkeleida Hoxha, për të bërë të mundur lirimin para kohe me kusht të të burgosurit Gentaj Nezaj.

Etiketa: Enkeleida HoxhaGJKKOgjyqtarjaKrujete denuarit

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Lokalet në Kosovë, thirrje qeverisë të heqë masat kufizuese

Lokalet në Kosovë, thirrje qeverisë të heqë masat kufizuese

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com