GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përgjegjëse për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Meta i drejton gishtin SPAK dhe Prokurorisë së Elbasanit

10:06 - 24/04/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjegjëse për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Meta i drejton gishtin SPAK dhe Prokurorisë së Elbasanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me tone të ashpra, Presidenti Ilir Meta foli sërish sot në një konferencë të jashtëzakonshme për ngjarjen e Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani.
Meta akuzoi drejtpërdrejtë SPAK dhe Prokurorinë e Elbasanit, si përgjegjëset kryesore të kësaj ngjarjeje të rëndë, pasi sipas Kreut të Shtetit, nëse ato do të kishin reaguar, vrasja nuk do të kishte ndodhur.

“Pse kjo ngjarje duhet zbardhur tani dhe me urgjencë? Sepse faktet na tregojnë se nëse prokuroria dhe organet e drejtësisë do kishin vepruar në kohë, do ishin parandaluar, edhe ngjarja e Kavajës, ku mund të kishte pasur shumë viktima, edhe ngjarja e Elbasanit s’do kishte ndodhur dhe s’do kishim as viktima.
Më 7 prill, PD ka paraqitur në SPAK një kallëzim penal, sipas të cilit, kërkohej hetimi i 40 shtetasve, që ishin të angazhuar në favor të PS, duke konsumuar në mes të Elbasanit vepra të krimit zgjedhor dhe vepra të tjera penale.

Në kallëzimin e PD janë emrat e gjithë atyre që janë përfshirë në ngjarjen e 21 prillit në Elbasan. Por, çfarë ka ndodhur? SPAK, në vend që të niste hetimet, pas 8 ditësh, përmes një shkrese të datës 15 prill, ja ka përcjellë këtë kallëzim Prokurorisë së Elbasanit. Pra, ka pritur 8 ditë, ka menduar cfarë të bëj me këtë shkresë, duke bërë ping-pong. Një ditë para se të ndodhte hataja, Prokuroria e Elbasanit ka njoftuar z.Gazment Bardhit, si kallëzues, për të dhënë shpjegime, duke i caktuar të paraqitet në Prokurori më 30 prill në orën 10:00, pra pasi të ishin vjedhur zgjedhjet.

Duket qartë që SPAK, Prokuroria e Elbasanit, kanë bërë çmos që personat e kallëzuar nga PD të mos hetohen para fushatës, para zgjedhjeve, duke ju krijuar atyre me qëllim terrenin për blerje votash në favor të partisë në pushtet. Për këtë më 21 prill ndodhi konflikti i armatosur, nga po të njëjtët njerëz të kallëzuar nga PD. Nëse SPAK do të kishte vepruar në kohë, këta 40 persona do të ishin në burg, por ama nuk do të kishim asnjë viktimë, asnjë të plagosur, dhe do të ishte shumë i qetë Elbasani e gjithë vendi. Kjo është e vërteta e fakteve. E gjithë bota është alarmuar mbi atë që ka ndodhur në Shqipëri para 4 vitesh, para 2 vitesh me zgjedhjet e paligjshme, me ngjarjet që kanë ndodhur tani, ndërsa organet tona ligjzbatuese, nuk reagojnë në kohë, por vazhdojnë ping-pongun e dosjeve të Shijakut dhe Dibrës”, tha Meta.

Etiketa: Ilir MetaProkuroria e ElbasanitSpak

Lajme të lidhura

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Para
Përplasja me Kim, Meta: Nuk impresionohem nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë

Përplasja me Kim, Meta: Nuk impresionohem nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com