GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rruga e Arbrit me pagesë, si mashtroi Rama në fushatë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Rruga e Arbrit me pagesë, si mashtroi Rama në fushatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve u bë me dije se qytetarët, njësoj si me Rrugën e Kombit, do të paguajnë taksë për të kaluar në Rrugën e Arbrit. Sipas kontratës, qeveria do ta japë me koncesion dhe çdo qytetar do të paguajë 4 euro taksë për të kaluar nga Tirana në Dibër apo anasjelltas.

Deklarata shkaktoi debate në mbledhje, ku e pyetur rreth vërtetësisë së këtij lajmi, ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj refuzoi t’i përgjigjej pyetjes duke e injoruar.

Por si qëndron e vërtetë e Rrugës së Arbrit?

Vetëm disa ditë më parë , kryeministri Edi Rama deklaroi me pasion të madh datën zyrtare të hapjes së këtij aksi rrugor që pritet të lidhë Tiranën me Dibrën, për të cilën propagandonte lart e poshtë nëpër media apo fushata elektorale që do të ishte pa pagesë.  

Nga foltorja e parlamentit, Rama tha se Rruga e Arbrit do të hapet më 29 nëntor, festën zyrtare të Çlirimit të vendit.

“Me mendjen tuaj Shqipëria mbeti aty ku ishte, por faktet flasin dhe në 29 Nëntor do të hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit me të vetmin problem që në qafën e Murrizit për shkak të problemit gjeologjik të tunelit që ka krijuar vonesa të mirë dokumentuara, gjithë pjesa tjetër është gati”.

Por nuk është çudi nëse hapja e rrugës do të shtyhet sërish, pasi kjo nuk është hera e parë që Rama gënjen për përfundimin e punimeve. Më herët ishte deklaruar se rruga do të hapej brenda sezonit të verës që sapo mbaroi.

Rruga, jo vetëm që nuk u hap në verë, por sot u bë e ditur që do të jetë me pagesë, njësoj si ajo e Kombit. Vetë Rama në prill të këtij viti tha se rruga do të jeta pa pagesë dhe do të mirëmbahet nga kompania.

“Mendoj se kjo rrugë është një arsye shumë e fortë për të besuar fort te kompanitë  shqiptare që tanimë kanë mbërritur në një nivel ndërkombëtar. Ne e nisëm në një proces të mbartur me negociata me kinezët, negociatat nuk përfunduan me sukses për shkak të kushteve që na u dukën të pafavorshme për interesin publik. Pastaj hymë në një proces tjetër. Gjithmonë me punët publike, sidomos në këto vepra inxhinierike me të papriturat e tyre ka gjithmonë vonesa. Gjatë gjithë kësaj kohe do të mirëmbahet nga kompania. Ne do të jemi në mbështetje financiare edhe për mirëmbajtje dhe njerëzit do ta kenë këtë rrugë pa pagesë”.

Edhe kur replikonte me ndjekësit në Facebook, Rama mburrej se qytetarët nuk duhet të paguajnë për të kaluar në të: “Kjo rrugë nuk do të ketë asnjë tarifë për sa kohë do të jem unë, pastaj me të tjerët shifni e bëni e do të më kujtoni”.

Historia e Rrugës së Arbit, nuk është e padëgjuar më parë, pasi e njëjta gjë ndodhi me Rrugën e Kombit, tarifa e së cilës është 5 euro për automjetet dhe 100 lekë me TVSH për banorët e qarkut.

Të njëjtin fat pritet të kenë edhe autostradat e tjera, si pshm ajo Milot-Fier që ishte parashikuar të nisë muaj më parë, dhe që është paralajmëruar paraprakisht që do të jetë me pagesë./ D.L/ Gijotina.com

Etiketa: Fushatekryesore2pageseRamarruga e Arbrittakse

Lajme të lidhura

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m
Breaking Views

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m

22:02 - 22/05/26
Tender alla Beci për Fernand Nuhën/  Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë
Breaking Views

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë

21:33 - 21/05/26
Saranda pret rrugët, Oltion Çaçi ndërton zyra/ Pakti i fshehtë i Dintar Thanasit dhe tenderi 473 MLN lekë
Breaking Views

Saranda pret rrugët, Oltion Çaçi ndërton zyra/ Pakti i fshehtë i Dintar Thanasit dhe tenderi 473 MLN lekë

20:26 - 20/05/26
Para
VIDEO/ Qeni hyn në fushë, ndërpritet për disa çaste ndeshja Flamurtari-Kastrioti

VIDEO/ Qeni hyn në fushë, ndërpritet për disa çaste ndeshja Flamurtari-Kastrioti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet
Breaking Views

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

20:16 - 25/05/26

Nëse të gjithë operatorët e transportit publik implementojnë sistemet POS-POI për pagesat, bileta për qytetarët nuk do të kushtojë më...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Tiranë, shumë fëmijë të plagosur

Aksident i rëndë në Tiranë, shumë fëmijë të plagosur

20:10 - 25/05/26
Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja ai kalon topin Gjykatës së Lartë për rishqyrtimin e arrestit me burg

Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja ai kalon topin Gjykatës së Lartë për rishqyrtimin e arrestit me burg

19:54 - 25/05/26
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, ja kush e zëvendëson

19:41 - 25/05/26
Zyrtare, Milan “i tregon derën” trajnerit Allegri, pritet largimi i Tares dhe Furlanit

Zyrtare, Milan “i tregon derën” trajnerit Allegri, pritet largimi i Tares dhe Furlanit

19:21 - 25/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com