GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohen detaje mbi vdekjen e 3-vjeçares nga Covid, nisen 2 fëmijë të tjerë në urgjencë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen detaje mbi vdekjen e 3-vjeçares nga Covid, nisen 2 fëmijë të tjerë në urgjencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Covid i mori jetën 3-vjeçares dje në Berat, 2 fëmijë të tjerë nisen me urgjencë drejt Tiranës

Vdekja e fëmijës 3-vjeçare me Covid, zbulohen detaje të reja rreth trajtimit mjekësor në Repartin e Pediatrisë së Beratit. Bëhet me dije se fëmija pësoi “komplikacion vaskular”, ndërsa dy fëmijë të tjerë me Covid-19,2 dhe 3 vjeç e gjysëm, janë transportuar sot drejt Tiranës.

Vdekja e fëmijës 3-vjeçare një ditë më parë në Spitalin Covid në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik. Pas qëndrimit disa ditor në intubim, 3-vjeçarja Amaris Polovina gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në Tiranë dhe trupi i saj i pajetë u transportua drejt qytetit të lindjes, Beratit.

Burime të brendshme të Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, bëjnë me dije se, 3-vjeçarja Polovina kishte mbërritur në këtë repart me temperaturë të lartë rreth orës 11:00 të ditës së Dielë.

Ajo është trajtuar nga mjeku pediatër Vanion Çinari me serume dhe antipiretikë, ka kryer analizat e gjakut si dhe i është nështruar edhe tamponit, që ka rezultuar “pozitiv”. Meqënëse ka rezultuar e prekur me Covid-19 dhe gjendja e saj nuk ishte e rënduar, mjeku e ka shtruar të miturën në Repartin e Infektivit të Pediatrisë. Vetëm disa orë më vonë, e mitura është rënduar në mënyrë të menjëhershme, duke shfaqur komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Sipas mjekëve të pediatrisë, mendohet se fëmija ka pësuar “komplikacion vaskular”.

Mjekët kanë konfirmuar se, në vetëm pak orë 3-vjeçarja ka pësuar precipitim të gjendjes shëndetësore, të tipit “aksident vaskular”.

Për këtë arsye mjekët e kanë transportuar të miturën me autoambulancë dhe të shoqëruar nga mjeku pediatër Çinari drejt Spitalit Covid në Tiranë, ku edhe gjeti vdekjen. Mësohet se të miturës i është kryer në Tiranë edhe autopsia mjeko-ligjore ,për të përcaktuar edhe shkaqet e vërteta të vdekjes.

Të njëjtat burime brenda Repartit të Pediatrisë Berat konfirmojnë se, vetëm ditën e sotme kanë rezultuar “pozitiv” me Covid-19 edhe 2 fëmijë të tjerë, të moshave 2 dhe 3 vjeç e gjysëm, të cilët janë transportuar drejt Tiranës.

Etiketa: 3 vjecarjaBeratvdes

Lajme të lidhura

Dita e 105-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë
Aktualitet

Dita e 105-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

18:02 - 12/09/26
Rama u prit me protesta në takimin me strukturat në Vlorë, policia shoqëron 4 persona
Aktualitet

Rama u prit me protesta në takimin me strukturat në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

17:45 - 12/09/26
Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur

17:34 - 12/09/26
Para
Abuzimi i të miturës në Lushnje, del para Gjykatës autori

Abuzimi i të miturës në Lushnje, del para Gjykatës autori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi
Sport

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

18:12 - 12/09/26

Dinamo e Ilir Dajës ka marrë një fitore të bujshme ndaj Partizanit, duke triumfuar 4-2 në Vorë në javën e...

Lexo më shumë
Dita e 105-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Dita e 105-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

18:02 - 12/09/26
Rama u prit me protesta në takimin me strukturat në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

Rama u prit me protesta në takimin me strukturat në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

17:45 - 12/09/26
Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur

17:34 - 12/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com