GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zyra përmbarimore Tropojë jep urdhër për pezullimin e punimeve në Valbonë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyra përmbarimore Tropojë jep urdhër për pezullimin e punimeve në Valbonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyra bashkiake e përmbarimit në Tropojë ka kërkuar ndalimin e punimeve në dy hidrocentrale në lumin Valbonë, nga agjencitë qeveritare dhe kompanitë private ose në të kundërt do të përballen me gjoba dhe ndjekje penale.

Para pesë vitesh një grup banorësh vendas dhe një OJQ e quajtur Toka, paditën punimet për HEc-in në gjykatë, me pretendimin se ndërtimi i hidrocentraleve do të dëmtonte natyrën dhe do të ndikonte negativisht në turizmin e Valbonës, i shpallur si Park Kombëtar.

Në vendim thuhej se palët e përfshira në projekt janë të detyruara të ndërprejnë punimet në një afat prej 10 ditësh, bazuar në vendimin e dhënë.

Në të kundërt, kur afati përfundonte këto palë do të gjobiteshin deri në 50 mijë lekë (406 euro) dhe të denoncohen për ndjekje penale.

Palët e përfshira në këtë projekt ishin agjenci dhe kompani private, Ministria e Energjisë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Këshilli Kombëtar i Territorit, Këshilli Ujëmbledhës Drin-Bunë dhe kompanitë Gener 2 dhe Dragobia Energy

Kontrata e koncesionit mes kompanive dhe institucioneve u pezullua nga Gjykata e Lartë në qershor të këtij viti, në pritje të një vendimi përfundimtar nga gjykata.

Ndonëse u dha ky vendim nga Gjykata e Lartë, kompanitë nuk e ndaluan punën për ndërtimin e uzinës në lumin Valbonë.

Më 27 tetor, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit urdhëroi një përmbarues vendor, Eduard Mrishaj, të ndalonte punën, por puna vijoi sërish pa asnjë shpjegim se pse ky urdhër po injorohej.

Leja për ndërtimin e hidrocentralit të Dragobisë në Valbonë nga kompania Gener 2, u miratua në vitin 2007, ku kompania përgjegjëse për punimet nënshkroi kontratë kontratën koncesionare me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Vërtetshmëria e kësaj lejeje u diskutua sërish, pasi dyshohej se kompania Gener 2, falsifikoi firmat e lejes duke përdorur emrat e atyre që nuk jetonin më.

Ky dyshim pohohet edhe nga banorët e zonës të cilët pranojnë se firmat që kompania dispononte i përkisnin personave që kishin vdekur tre vite më parë, ndërsa banorët e tjerë pretendojnë se nuk kishin firmosur.

Ndërtimi i hidrocentralit në Valbonë ka ngritur shqetësimin se mund të dëmtojë mjedisin dhe potencialin turistik të zonës, e cila mban nofkën Alpet Shqiptare.

 Lugina e Valbonës u shpall park kombëtar në vitin 1996 dhe konsiderohet si një nga vendet më tërheqëse në Shqipëri.

Etiketa: HECpunimeTropojevalbone

Lajme të lidhura

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)
Aktualitet

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Aktualitet

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Para
Zani në dyert e Gjykatës, kërkon t’i llogaritet me ditë qëndrimi në burg

Zani në dyert e Gjykatës, kërkon t'i llogaritet me ditë qëndrimi në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)
Aktualitet

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, të cilët përmes platformave online mashtronin qytetarë nga vende të ndryshme të Bashkimit...

Lexo më shumë
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com