GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Po përgatitet luftë e re në Ballkan

19:15 - 04/11/21
në OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Po përgatitet luftë e re në Ballkan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analitika e fundit, në lidhje me konfliktin në Ballkanin Perëndimor, po na thotë se “Rusia dhe Serbia po përgatisin një Luftë të re Ballkanike”. Këtë, mu kështu e analizoi edhe Bugajski, një njohës shumë cilësor i historisë dhe politikës për konfliktet e Ballkanit.

Por, analizat duken shumë anësore. Midis analizave, po spikat të thuhet fakti që, në këtë ndërmarrje lufte të armatosur ushtarake, rusët po duan të vendosen ushtarakisht në Veriun e Kosovës. (!)Ata kështu po kërkojnë destabilizimin e Ballkanit”. Kurse Serbia po armatoset rëndë. Pra, analitika e tyre ka marrë këto dy fakte.Nëpër analiza, këto janë përmendur, por asnjë fakt lëvizës në këtë drejtim nuk ka.

A mund të jetë kjo një analizë e cila të na bindë se po përgatitet një luftë e re Ballkanike?

Jo, mendimi ynë nuk e pranon. Pse? Sepse kjo analizë nuk ka forcë; ngaqë këta analistë kanë e kanë shkëputur nga këto analiza faktin historik të kësaj kohe: pavarësinë e shtetit shqiptar të Kosovës; që ka ardhur pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë nga bombardimet e NATO-s.

l.

Që të analizosh një lëvizje ushtarake me pretendimin se do të ndodhë sipas kësaj strukture logjike që po na serviret në lidhje me Rusinë dhe Serbinë, duhen analizuar me sistem të gjithë parametrat dhe faktet që ekzistojnë si histori aktuale reale; dhe jo vetëm lëvizjet ushtarake.

Një gjë nuk e lejon logjika e faktit që ajo të kapërcehet: për të gjitha faktet apo dyshimet për luftë të re në Ballkan, në qendër të tyre duhet te jetë Lufta e Tretë Ballkanike e vitit 1999; e cila varrosi Milosheviçin duke shkallmuar Serbinë, dhe çliroi Kosovën. Ky është fakti real i kësaj kohe, fakt, që ka sjellë pavarësinë e shtetit shqiptar të Kosovës.

Sigurisht lëvizjet ose armatosjet e ushtrive të vendeve të ndryshme që janë në konflikt reciprok me njëri-tjetrin, janë burim faktik për një analizë që e koncepton luftën si motiv aktual. Por, kjo nuk mjafton. 

Dihet se, në Ballkan, që nga fillimi i Shekullit të XX-të janë zhvilluar tri luftëra Ballkanike. Lufta eTretë ishte ajo që zhvilloi Milosheviçi në vitin 1999; dhe që të tria, në thelb kanë pasur zhdukjen e çështjes shqiptare. Por; tani, pas luftës së Tretë të vitit 1999, ka një risi: nëse luftërat e para i dëmtuan shumë shqiptarët; kjo e fundit i kthehu shqiptarët realisht në historinë e tyre të vërtetë: çështja shqiptare është sot ecuria me zulm e  botës shqiptare, si çështje dominonte në Ballkanin Perëndimor; dhe të dy shtetet shqiptarë

 Shqipëria dhe Kosova, janë sot aleatët më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është fakti i vërtetë, dhe jo opinion.Zotërinj, duhet të kujtohemi: çdo paqe që vjen nga një luftë, duhet të ketë një pikë garantimizmi të fitimtarit të saj; se i humburi gjithmonë do të kërkojë të të lëvizë zjarrin. Kjo është aksiomë politike.

Por, ku qëndron sot garantimi i dy shteteve shqiptare?

Garantimi i tyre është solid dhe krejt i pacenueshëm, sepse ky është një garantizëm që i është dhënë botërisht shqiptarëve nga forca ushtarake unikale në botë: nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO.Të gjitha të tjerat, janë fjalë.

ll.

Pikërisht,  brenda arsyes se shprehur më lart, duhet të theksojmë një të vërtetë e cila sundon momentin historik në Ballkanin Perëndimor. Sot; fenomeni aktual i Ballkanit Perëndimor nuk del dot nga parametrat që NATO vendosi për neutralizimin e rrezikut rus dhe serb në Ballkan; pasi që në vitin 1999 shkatërroi me luftë ish Jugosllavinë. Por; pikërisht këtu ngrihet kjo pyetje: pse u zhvillua Lufta e Tretë Ballkanike në vitin 1999?

Tani për këtë pyetje ka një përgjigje që vjen nga fakti i vërtetë: Lufta Ballkanike e vitit 1999; u zhvillua për Kosovën, të cilën NATO e shkëputi nga territori serb; dhe në vitin 2008 Perëndimi i lartë i njohu Kosovës pavarësinë; e cila garantohet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara dhe nga NATO.

Atëherë; pikërisht për këtë dhe, pikërisht këtu duhet të fillojë analitiza e faktit të vërtetë historik me pyetjen: kush është ajo forcë sot në botë, e cila të ketë fuqinë ushtarake që të provokëjë ushtarakisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

As që mund të mendohet.

lll.

Dhe, më në fund: mendja njerëzore nuk mund të japë një konkluzion të vërtetë shkencor të një fenomeni; nëse nuk është në gjendje që t’i ketë perceptuar të gjitha parametrat shkencorë të fenomenit; dhe, pikërisht kështu; ajo duhet të veprojë edhe për vërtetësinë e një fakti historik. Në të kundërt, mendja nuk është në gjendje që të krijojë dot raportin shkak – pasojë. Dhe, në funksion të kësaj; na duhet të theksojmë se: asnjë shans nuk kanë sot të mundurit në luftën e Kosovës për të ushtruar forcë kundër dy shteteve shqiptarë në Ballkanin Perëndimor: Kosovës dhe Shqipërisë. / Nga Spartak Ngjela.

Etiketa: open balkanSpartak Ngjela

Lajme të lidhura

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!
Breaking Views

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25
Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror
Aktualitet

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

16:45 - 15/12/25
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur
OP-ED

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

08:34 - 15/12/25
Para
Stuhia shkakton kaos në Bosnje

Stuhia shkakton kaos në Bosnje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com