GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“FSK e gatshme të veprojë”, kolonel Isufi: Ndërhyjmë nëse rrezikohet territori

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“FSK e gatshme të veprojë”, kolonel Isufi: Ndërhyjmë nëse rrezikohet territori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes dhe koloneli Sefer Isufi, ka folur ka thënë se bashkëpunimi mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it është i shkëlqyeshëm.

Ai ka theksuar se FSK respekton marrëveshjes me KFOR-in për dërgimin e trupave në pjesën veriore të vendit, duke shtuar se janë të gatshëm për ndërhyrje nëse rrezikohet territori shtetëror.

“Sa i përket kësaj çështje të ndjeshme ne respektojmë mandatin e KFOR-it në Kosovë dhe njëkohësisht KFOR-i respekton mandatin tonë. Sa i përket pjesës veriore të Kosovës ne respektojmë marrëveshjen e cila është në fuqi për marrjen e lejes nga KFOR-i në kuadër të mbështetjes ushtarake për secilin qytetar të vendit pa dallim. FSK 24 orë në 7 ditë të javës është në gjendje të plotë për reagim për çdo cenim apo rrezik që cenon territorin dhe qytetarët e Kosovës” – ka thënë Isufi.

Më tej, Isufi tregoi se Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me vendet paqeruajtëse dhe se gjithçka ka qenë nën kontroll gjatë situatës së përshkallëzuar në veri.

“Mehaj ka qenë në kontakt intensiv me autoritet tona, komandantin e KFOR-it, ambasadorët e shteteve të QUINT-it, dhe Ambasadën e SHBA-së dhe gjithçka ka qenë në kontroll të plotë”.

Shefi për Komunikim Strategjik tregoi se ku do të shkojë gjysma e buxhetit të planifikuar për ushtrinë.

“Për 2022 janë të planifikuara 55 milionë euro për sistemet e mbrojtjes, ku përfshihet i gjithë kompleksiteti që ka sistemi i mbrojtjes si resurset njerëzore të arsimuar, mirë të trajnuar dhe mirë të pajisur. Te sistemet edhe në këtë aspekt orientimi ynë është të blejmë sistemet e mbrojtjes që janë në përputhje me përmbushjen e detyrave që ka regjimenti i caktuar. Në këtë aspekt sistemet e mbrojtjes janë për të funksionalizuar kompanitë e luftimeve dhe kompanitë e mbështetjes luftarake apo komponentën e artilerisë” – ka thënë Isufi.

Isufi gjithashtu tha se FSK është afër blerjes së helikopterëve të parë dhe është krijuar kontingjenti i parë i pilotëve.

“Në qeveri është diskutuar projekti për blerjen e helikopterëve, aktualisht jemi në stadin fillestar të analizës, ky kapacitet ajror do të jetë në shërbim të FSK-së, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Kemi krijuar një kontingjent të parë të pilotëve, kemi një kapacitet të krijuar dhe jemi në proces të trajnimit të kontigjentëve tjerë. Përveç që kemi shkolluar pilotët e parë në Turqi, edhe këtë vit e kemi shpall konkursin me ofertën që na ka ofruar SHBA në akademinë e forcave ajrore” – tha ai.

Etiketa: FSKkolonelkontigjentiSefer Isufiterritori

Lajme të lidhura

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca
Kosovë & Rajon

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

09:57 - 20/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Kosovë & Rajon

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26
Zjarri në hotelin e Vlorës, reagon Albin Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
Aktualitet

Zjarri në hotelin e Vlorës, reagon Albin Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë

16:38 - 16/08/26
Para
Kënga e re e Elvanës dhe Capital T pritet të jetë “Flakë”, zbulohet data

Kënga e re e Elvanës dhe Capital T pritet të jetë “Flakë”, zbulohet data

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26

Subvencionet e ulëta në bujqësi dhe blegtori, krahasuar me vendet e rajonit, kostot e larta të prodhimit, mungesa e kanaleve...

Lexo më shumë
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

07:49 - 21/08/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Gusht 2026

07:39 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com