GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama përmend vrasësit e qenve, mesazhi i koduar ndaj kryebashkiakut?

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama përmend vrasësit e qenve, mesazhi i koduar ndaj kryebashkiakut?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nuk i ndal batutat, ku shpesh me anë të tyre “thumbon” politikanët. Duket se një e tillë ka qenë dhe ajo e thënë në takimin me nxënësit dhe studentët në Kamëz.

Fillimisht Rama po u komunikonte atyre se gjuha shqipe është në rrezik për shkak të shkurtimeve që përdoren në rrjetet sociale. Sipas tij kjo situatë nuk është vetëm në Shqipëri, por ndodh edhe në vende të tjera të Evropës.
“Gjuha shqipe është në rrezik. Këto shkurtime në celular, pz (për zotin) kanë krijuar këtë situatë. Edhe në Francë gjuha është në rrezik. Në shumë vende të zhvilluara ka probleme me gjuhën në provimet e universitetin. Nuk është çështja se humbet drejtshkrimi”, tha ai.
Kjo është një tkurrje që i bëhet gjuhës, të cilën e pohon si tkurrje të trurit.
Ndër të tjera ai ka përmendur dhe profesione, të cilat sipas tij nuk e njohin gjuhën shqipe. Këtu përmend dhe personat që vrasin qen, duke thënë se ata nuk kanë bërë asnjë orë letërsi në jetë.
“Një mjek i mirë është një humanist që nuk ka njohuri për letërsinë. Është mirë që edhe jashtë orëve pavarësisht se do bëhesh mjeke, të vazhdosh të kesh vëmendje për letërsinë. Mjeku nuk është kasap që trajton organizma të gjallë që i përkasin botës së kafshëve. Dhe aty prapë duhet një nivel i caktuar humanizmi. Ata që vrasin qen në rrugë nuk kanë bërë asnjë orë letërsi në jetë. Dikush që ka bërë orë letërsie nuk vret qen në rrugë”, përfundoi kryeministri.

Duket qartë se Rama me anë të kësaj deklarate do t’i japë mesazh dikujt, i cili vret qentë. Nga denoncimet dhe informacionet e shpeshta, Bashkia Tiranë është ajo e cila ka dhënë urdhër për vrasjen e tyre. Pikërisht kryetar Erion Veliaj është akuzuar nga shoqatat e ndryshme dhe nga qytetarët për vrasjen e qenve të rrugës, pavarësisht se ka në buxhet të veçantë për trajtimin e tyre.
Mos ndoshta Rama ka “thumbuar” Veliajn me anë të kësaj deklarate, kjo gjë nuk dihet, por personi në fjalë e mori mesazhin e tij.

Etiketa: deklarataRamaVeliajvrasja e qenve

Lajme të lidhura

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend
Aktualitet

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës
Aktualitet

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme
Aktualitet

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Para
Inter rinovon me yllin e skuadrës, qetësohen fansat zikaltër

Inter rinovon me yllin e skuadrës, qetësohen fansat zikaltër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët
Sport

Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

18:12 - 22/08/26

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të javës së parë të Abissnet Superiores, me Partizanin dhe Teutën që u ndanë...

Lexo më shumë
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

17:29 - 22/08/26
Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

17:20 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com