GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

U-21,Tafas & Mitaj: Sllovenia e Kosova të vështira, i marrim maksimumin dy ndeshjeve

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
U-21,Tafas & Mitaj: Sllovenia e Kosova të vështira, i marrim maksimumin dy ndeshjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria U-21 ka nisur që prej ditës së diel grumbullimin dhe përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve të radhës ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023. Kuqezinjtë do t’i zhvillojnë të dyja ndeshjet në transfertë, fillimisht ndaj Sllovenisë më 12 nëntor ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë kundër Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi arriti të fitonte ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë që u luajt në stadiumin “Elbasan Arena” më 11 tetor, ndërsa kuqezinjtë shpresojnë të arrijnë sërish të marrin tre pikë pavarësisht se ndeshja është e vështirë.

Në prag të këtyre dy ndeshjeve, në një konferencë për mediat kanë dalë ditën e sotme dy futbollistët e ekipit Shpresa, Angelo Tafas dhe Mario Mitaj.

Tafas u shpreh se brenda skuadrës atmosfera është shumë e mirë si dhe nga gjendja fizike nuk ka probleme, duke pasur një grup të plotë. Portieri kuqezi që aktivizohet me klubin e Kukësit u shpreh se dy ndeshjet në transfertë ndaj Sllovenisë dhe Kosovës janë të vështira, por skuadra do të japë maksimumin për të marrë tre pikët. Tafas foli edhe për objektivat e tij në aspekt personal.

Gjendja e skuadrës – Atmosfera është shumë e mirë. Kemi nisur përgatitjet që dje. Grupi ka shumë harmoni, është i plotë. Nuk kemi dëmtime nga ana fizike dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

Sllovenia dhe Kosova? – Them se Sllovenia do jetë edhe më e vështirë këtë herë sepse janë mundur këtu dhe objektivi ynë është të japim maksimumin dhe të marrim tre pikëshin atje. Por nuk do jetë aspak e lehtë. Kosova gjithashtu është një kundërshtar shumë i vështirë. Dhe sidomos kur ke dy ndeshje jashtë, e bën edhe më të vështirë. Por edhe në këtë ndeshje, objektivi ynë është të marrim maksimumin, tre pikëshin.

Objektivat në aspektin personal? – Objektivi im është suksesi me klubi, suksesi me Kombëtaren dhe trofetë me klubin e Kukësit. Në plan afatgjatë shpresoj të luaj vazhdimisht dhe të arrij në një klub europian dhe gjithashtu te Kombëtarja A.

Edhe talenti shqiptar i AEK-ut, Mario Mitaj theksoi faktin se skuadra po kalon një gjendje të mirë, ndërsa u shpreh se skuadra ndaj Sllovenisë do të futet me të njëjtin mentalitet si në “Elbasan Arena” për të marrë tre pikët. Ai foli edhe për ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Kosovës si dhe për synimet për të ardhmen.

Atmosfera e skuadrës – Atmosfera është e mirë. Pak a shumë e njohim njëri-tjetrin sepse jemi grumbulluar shumë herë. Nga ana fizike nuk kemi dëmtime dhe shpresojmë të shkojmë kështu deri në fund.

Sllovenia? – Ne si Shqipëri do të futemi siç u futëm në “Elbasan Arena”, 100% të përqëndruar. Do të futemi me të njëjtin mentalitet. Nuk do të jetë e lehtë sepse e dimë që Sllovenia do të jetë më e fortë se ç’ishte. Objektivi ynë është të futemi dhe të marrim tre pikët dhe nuk duhet të kemi frikë pasi mund të përballojmë çdo kundërshtar.

Ndeshja me Kosovën – Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme, sidomos kjo e Kosovës pasi është në transfertë. Është një ekip shumë i fortë, kemi luajtur disa ndeshje, por kjo nuk na ndalon nga objektivi ynë që të marrim tre pikët.

Synimet? – Synimi tani për tani është që të luaj sa më shumë për klubin.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Finalja e Champions League vjen me statistika që zbulojnë dy filozofi krejt të ndryshme
Sport

Finalja e Champions League vjen me statistika që zbulojnë dy filozofi krejt të ndryshme

15:04 - 29/05/26
Superiore/ Egnatia kryeson edhe pas javës së 24-të, Tirana zbret në vendin e parafundit
Sport

Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia në garë për titullin kampion, mësoni skenarët e javës finale

14:03 - 29/05/26
Edlir Tetova shpallet “Trajneri i muajit shtator”, tekniku i Egnatias: Ia dedikoj stafit dhe lojtarëve
Sport

Zyrtare/ Edlir Tetova rikthehet te Teuta, emërohet trajneri i ri i skuadrës durrsake

13:16 - 29/05/26
Para
Grida Duma revoltohet me Ramën, kërkesë Nikollës: Ndalojani fjalën, sa herë flet me përçmim

Grida Duma revoltohet me Ramën, kërkesë Nikollës: Ndalojani fjalën, sa herë flet me përçmim

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura
Aktualitet

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura

23:12 - 29/05/26

Gjykata e Posaçme ka verifikuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të hetimeve për pastrim parash, një...

Lexo më shumë
Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshjen…

Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshjen…

22:36 - 29/05/26
“Të hapim një kapitull të ri”/ Salianji: Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi

“Të hapim një kapitull të ri”/ Salianji: Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi

20:58 - 29/05/26
Salianji shpall alternativën për ringritjen: Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste!

Salianji shpall alternativën për ringritjen: Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste!

20:38 - 29/05/26
Rama, mesazh të koduar Berishës: Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh…

Rama, mesazh të koduar Berishës: Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh…

19:28 - 29/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com