GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Berisha luftëtar efikas”, Lubonja: Basha të ndërtonte mbështetje, të digjte Parlamentin si në Kirgistan

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Berisha luftëtar efikas”, Lubonja: Basha të ndërtonte mbështetje, të digjte Parlamentin si në Kirgistan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja, ndërsa komentoi zhvillimet e fundit në kampin blu, thekson se opozita në vend të bëj opozitën po shkatërron veten, çka sipas tij është në dëm jo vetëm të PD-së por edhe të Shqipërisë. Duke folur në emisionin “Real Story” Lubonja thotë se Berishën e sheh si luftëtar më efikas se Basha ndaj partisë-shtet, por nuk pret prej tij që të bëjë ndryshimin e madh.

“Ka kohë që nuk mund të flitet me entuziazëm në politikën tonë, të dalësh ta mbështetësh me zemër një parti. Berisha kur e mori herën e parë rehabilitoi PS-në. Berisha kur erdhi në 2005-ën kjo nuk i dedikohet Berishës, por një sistemit të korruptuar që ngriti Nano. Kështu ishte edhe qeverisja e Berishës, që në 2013 Rama thoshte që në Shqipëri nuk jeton dot si njeri i ndershëm. Në këtë dinamike, ajo që po ndodh në PD është thjesht lufta kush ta mbajë partinë që nesër të vijë në pushtet.

Një tezë që e ripërsëris më mirë të jenë tre banda, se mund të flasin më shumë, të denoncojnë më shumë, për interesa te tyre jo për popullin shqiptar, se sa kur humbet gjithë pushteti i pozitës edhe ngel një parti-shtet. Berishën e shoh si luftëtar më efikas se sa Basha për të mbajtur në këmbë një parti që mund t’i kundërvihet më me forcë kësaj partisë-shtet që ka ngrit Rama. Të flasësh për ndonjë ndryshim të madh që mund të sjellë Berisha, unë nuk e besoj që as Basha me Berishën së bashku nuk e sjellin dot. Një opozitë kaq e dobët, që në vend të bëj opozitën, shkatërron vet veten është një dëm jo vetëm ndaj opozitës, por ndaj Shqipërisë” – tha Lubonja.

Ai gjithashtu ka thënë se dobësia e kryedemokratit Basha nuk qëndron te fakti që humbi zgjedhjet, duke shtuar se ai duhet të ndërtonte një mbështetje popullore që të digjte Parlamentin si në Kirgistan.

“Mendoj se theksi mund të vihet te ajo pse është i dobët Basha? Nuk mendoj që dobësia e Bashës vjen ngaqë humbi zgjedhjet. Ashtu si kanë ardhur punët është e vështirë të fitohen zgjedhjet. Ky është një regjim që nuk rrëzohet me forma institucionale. Nuk mendoj që Basha është influencuar vetëm nga Berisha kur doli nga Parlamenti. Nuk mund të themi që ka qenë një Berishë që e kanë bërë Bashën të keq.

Mendoj që kanë qenë zgjidhje që kishin një lloj sensi për të treguar që Shqipëria nuk ishte një vend normal. Por ai nuk ka ndërtuar një mbështetje të madhe popullore që të digjte Parlamenetin si në Kirgistan. Por kishte militantë që i mundte policia e Sandrit me gaz. Opozitat nuk kanë pasur zemërim të vërtet popullor, edhe 21 janari kështu ka qenë, se po të ishte e vërtetë ditën tjetër pas vrasjes do digjej Kryeministria. Tani e shohim Bashën që del me tre senatorë, a thua se do fitojë se shkuan tre senatorë te zyra. Për mua është bërë më evidente që nuk fitohet me format që Basha po aplikon” – shprehet analisti.

Etiketa: djegjeFatos LubonjaKirgistanluftetarLulzim BashaParlamentiSali Berisha

Lajme të lidhura

Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Para
Çështja “Gërdeci”, Mediu: Telefonata e Shkëlzenit në formë solidariteti

Çështja “Gërdeci”, Mediu: Telefonata e Shkëlzenit në formë solidariteti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve
Aktualitet

Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve

20:26 - 12/05/26

Për dekada të tëra Lezha është shndërruar në një qytet ku gjakmarrja është kthyer në një sagë e cila ka...

Lexo më shumë
Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar

Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar

19:50 - 12/05/26
Vrasja e “Thamnakias”, gjykata mban në burg 3 të arrestuarit, mes tyre 2 shqiptarë

Vrasja e “Thamnakias”, gjykata mban në burg 3 të arrestuarit, mes tyre 2 shqiptarë

18:34 - 12/05/26
Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

18:10 - 12/05/26
‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

17:42 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com