GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A do jeni në protestën e opozitës? Ja ç’thotë Idrizi i PDIU

16:24 - 19/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot 33 vite nga krijimi i shoqatës “Çamëria”, Idrizi: Ne do…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita ka thirrur pasditen e së martës, 20 shkurt, një protestë para godinës së Kryeministrisë. Pjesa më e madhe e kryetarëve të partive opozitare ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë, ndërkohë që Shpëtim Idrizi nga PDIU tha se do të donte shumë të ishte prezent, por se nuk mund të jetë aty.

Nga studio e News24, ai shtoi se këtë javë është i ngarkuar me aktivitete të çështjes çame dhe ndaj e ka të pamundur. Idrizi theksoi se 20 shkurti është një datë e madhe, pasi me këtë datë u shemb diktatura e Enver Hoxhës.

“Nuk mundem dot këtë herë, por jam i gatshëm të shkoj si qytetar. Unë ftoj qytetarët, që të bashkohen me kauzën çame. Çdo parti politike në Shqipëri duhet ta ketë kauzë patriotizmin dhe kauzën çame. Duhet të kemi qasje tjetër të të bërit politikë. Ne duhet t’i kthehemi një modeli që prodhon, sa i përket ekonomisë. Ushqimet në Shqipëri janë me çmime shumë të larta, disa herë edhe më të larta se në vendet e BE-së. Ne duhet t’i kthehemi një ekonomie prodhuese. Sa i përket protestës së 20 shkurtit, kujtojmë se kjo datë ishte ajo kur u shemb perandoria e Enver Hoxhës. Por, sot nuk e kemi atë vizion që ushqyem, por ndërtuam modelin e pandëshkueshmërisë. Nuk u arrit të jepet model tjetër, përveç atij, që dikush ka gjithë pushtetin në dorë. Sinqerisht që do doja të isha në protestë, por është përkujtimorja e javës çame dhe jam totalisht i angazhuar”, tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi theksoi se bashkimi i dy pjesëve të Partisë Demokratike është për t’u përshëndetur, por se nuk mjafton vetëm kaq. Sipas tij, opozita duhet të ketë një plan të mirfilltë, një vizion, për faktin se çfarë do të bëjë nëse vjen në pushtet.

“Bashkimi i PD-së është pozitiv, ka mbaruar lufta civile, tashmë kemi një federatë. Por është një akt i pamjaftueshëm. Opozita duhet të thotë se çfarë do të arrijë. Nuk duhet që opozita të bëhet bashkë dhe të thotë kritika, por duhet të thotë se çfarë do bëjë nëse vjen në pushtet. Ne kemi deklaruar se jemi për një zonë zgjedhore. Berisha e Bardhi duhet të thonë a janë për një zonë zgjedhore. Pjesa e dytë ka të bëjë me rikthimin e demokracisë funksionale në vend. Ne kemi nevojë për të bërë një analizë se çfarë bëmë për 33 vjet e çfarë do të bëjmë sot. Ne përpara 33 vitesh imituam demokracinë. Sot kemi parlament jofunksional, kemi dy palë që etiketojnë njëra-tjetrën, ne duhet të sillemi në mënyrë të maturuar. Pandëshkueshmëria na çoi në këtë pikë, që jemi gjoja në ekonomi tregu. Unë mbështetem tek kauzat dhe jo tek individët”, deklaroi Idrizi.

Lajme të lidhura

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari
Aktualitet

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

17:50 - 15/12/25
Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?
Breaking Views

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit
Aktualitet

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25
Para
Mori peng italianin pasi dyshoi se i vodhi 100 kg kokainë, kush është i “forti” që u ekstradua

Mori peng italianin pasi dyshoi se i vodhi 100 kg kokainë, kush është i “forti” që u ekstradua

Discussion about this post

TË FUNDIT

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari
Aktualitet

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

17:50 - 15/12/25

Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 21-vjeçar, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në...

Lexo më shumë
Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25
Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

17:28 - 15/12/25
Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”

Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”

17:04 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com