GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

A do ketë befasi sonte? Ja si pritet të rreshtohen ekipet

18:28 - 19/04/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
A do ketë befasi sonte? Ja si pritet të rreshtohen ekipet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

UEFA Champions League rikthehet sonte në orën 21:00 me ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale ku do të caktohen edhe dy skuadrat e mbetura të cilat do të kualifikohen në gjysmëfinale.

 

Misioni duket i realizueshëm për italianët e Interit, të cilët duhet thjesht, të administrojnë avantazhin prej dy golash, të arritur në takimin e vajtjes, përballë Benficës së Lisbonës.

Nëse e dalluat, përdorëm shprehjen “duket i realizueshëm”, prej faktit se skuadra e Simone Inzaghit ka qenë shumë pak bindëse në takimet e fundit e nuk përjashtohet që të shfaqë ndonjë amnezi në repartin e mbrojtjes.

Benfica nuk është një ekip që dorëzohet lehtë, pavarësisht se dhe luzitanët po kalojnë një periudhë të vështirë këto javët e fundit, me humbjen e fundit përballë Chavez në kampionat që ka bërë të ketë kritika të ashpra për mungesën e rotacionit në formacion nga ana e trajnerit Roger Schmidt.

Kjo ndeshje vlen shumë për të dyja skuadrat, sidomos për Interin që kërkon të shpëtojë sezonin. Lombardët kanë qenë katastrofike në kampionat, me renditjen aktuale që i sheh në zonën Europa League si dhe me gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, përballë Juventusit që duhet fituar patjetër në mënyrë që sezoni të mos mbyllet me zero tituj (pa harruar se nuk është e garantuar fitorja në finalen eventuale përballë Cremonese/Fiorentina).

Inzaghi pritet ta rreshtojë Interin e tij në fushë, me formacionin 3-5-2:

Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries; Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Martinez.

Nga ana tjetër, duke mos patur asgjë për të humbur, Benfica do zbresë në San Siro, me një rreshtim 4-2-3-1 me mentalitet sulmues:

Vlachodimos; Gilberto, Silva, Otamendi, Grimaldo; Luis, Chiquinho; Joao Mario, Rafa, Aursnes; Ramos.

 

Në takimin tjetër, që do të luhet në Allianz Arena të Mynihut, Bayerni do tentojë të realizojë misionin e vështirë, të përmbysjes të disavantazhit prej tre golash ndaj Manchester City-t.

Djemtë e Tuchel, nuk po kalojnë një periudhë të qetë, mes sherrit në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes në Mançester mes Mane dhe Sane deri te barazimi tejet zhgënjyes kundër Hoffenheim (1-1) në Bundesliga.

Në Bavari, fitimi i kampionatit, tashmë dihet që nuk mjafton, për të cilësuar të suksesshëm, sezonin e një klubi që kërkon triumfin në kompeticionin elitar të Europës.

Pra, Tuchel dhe banda e tij kanë detyrimin për të luajtur ndeshjen “super perfekte” kështu që, sonte, Bayern pritet të zbresë në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion:

Sommer; Pavard, Upamecano, De Ligt, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Musiala, Coman; Choupo-Moting.

Nga ana tjetër, duhet thënë megjithatë se, kampionët në fuqi të Anglisë, nuk janë ai ekip që i pëson lehtë katër gola, pa harruar që kanë në majën e sulmit, një përbindësh si Erling Haaland, që golin e ka relativisht të lehtë për ta shënuar.

Guardiola pritet të tregohet i kujdesshëm përballë ish-skuadrës së tij, për të evituar ndonjë befasi, si ajo e vitit të kaluar në Santiago Bernabeu, ndaj Realit të Madridit, në gjysmëfinale.

Në mbrëmje, City pritet të aktivizojë të njëjtin formacion si në takimin e parë:

Ederson; Akanji, Dias, Ake; Stones, Rodri; Silva, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland.

/m.b. /gijotina.com

Etiketa: Bayern-CityInter-BenficaSport

Lajme të lidhura

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë
Breaking Views

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe
Breaking Views

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
Para
Ish-banori i “Big Brother” konfirmon lidhjen, ja kush i ka rrëmbyer zemrën (FOTO)

Ndërron jetë nëna e ish-banorit të Big Brother

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Reformë apo teatër?” BBC shkrim për Diellën: Rama thotë se ajo do t’i vërë në presion ministrat e tjerë
Aktualitet

Qeveria pushon, bizneset vuajnë: Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet

12:30 - 27/12/25

Është bërë e zakonshme që sa herë ka ndonjë ditë feste që bie afër fundit apo fillimit të javës edhe...

Lexo më shumë
Pollo: Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise

Pollo: Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise

12:15 - 27/12/25
Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO)

Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO)

11:59 - 27/12/25
Raportimi i mediave: Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës

Raportimi i mediave: Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës

11:45 - 27/12/25
Braçe denoncon: Kompanitë shesin IQOS edhe për fëmijët, institucionet heshtin

Braçe denoncon: Kompanitë shesin IQOS edhe për fëmijët, institucionet heshtin

11:30 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com