GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

A do ta mbështesin republikanët Trump në zgjedhjet e vitit 2024?

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
A do ta mbështesin republikanët Trump në zgjedhjet e vitit 2024?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Donald Trump po kandidon për herë të tretë për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, duke shpresuar të bëhet presidenti i dytë në historinë amerikane, që shërben në mandate jo të njëpasnjëshme. Sondazhet tregojnë se shumica e votuesve të Partisë Republikane nuk mendojnë se ai duhet të jetë kandidati i tyre.

Për të mësuar se cili është niveli mbështetjes që gëzon tani zoti Trump në një nga bastionet e tij historike, korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman vizitoi qytetin Mount Storm në Virxhinian Perëndimore.

Një vend ideal për të vlerësuar mbështetjen e tanishme për republikanin Donald Trump është qarku Grant në Virxhinian Perëndimore. Si në vitin 2016 ashtu edhe në vitin 2020, zoti Trump fitoi rreth 88 për qind të votave në këtë zonë.

Ky rezultat i thellë nuk është befasues për kryeredaktoren e gazetës së vetme të qarkut “Grant County Press”, Camille Howard.

“Shumica e banorëve këtu janë republikanë dhe kandidati i kësaj partie e ka të sigurt fitoren”, thotë ajo.

Më pak se 700 nga 7000 votuesit e qarkut janë të regjistruar si anëtarë të partisë demokrate.

Në mesin e tyre është edhe ish-psikologu Frank Miller, i cili po përpiqet të kuptojë përse kaq shumë nga fqinjët e tij janë mbështetës të zjarrtë të zotit Trump.

“Është një kult. Jam psikolog, e kuptoj se si funksionojnë kultet, ku ka një pezullim të realitetit. Ata të gjithë përqendrohen në atë që thotë udhëheqësi i kultit të tyre”, thotë ai.

Gjatë presidencës së tij katërvjeçare, zoti Trump u përpoq të shpëtonte industrinë e qymyrit në Virxhinian Perëndimore, duke thënë se industria e energjisë diellore, gjithashtu në rritje në qarkun Grant, “nuk është mjaft e fortë”. Ai gjithashtu ka kritikuar turbinat që prodhojnë energji nga era, 100 prej të cilave janë instaluar në këtë zonë.

“Ata thonë se zhurma shkakton kancer. Ato bëjnë zhurmë dhe vrasin zogjtë”, thotë zoti Trump.

Është një kohë e gjatë deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe ende nuk është e qartë se kush të do marrë mbështetjen më të madhe në zgjedhjet paraprake. Por në qarkun Grant, shumë nga ata që votuan për zotin Trump dy zgjedhjet e kaluara, planifikojnë ta bëjnë këtë përsëri.

“Shumica e njerëzve që njoh dhe që kanë votuar për zotin Trump më parë, do të votonin përsëri për të.”

Jodi Ours, ish-punonjëse spitali është kunata e zyrtarit lokal të qarkut Grant, Jerry Ours.

“Mendoj se ai do ta ruajë dhe rrisë mbështetjen që kishte këtu. Mendoj se ai do ta arrijë këtë, pa marrë parasysh se kush do të jetë në garë”, thotë ai.

Donald Trump ka fituar dy zgjedhje presidenciale në Virxhinian Perëndimore, por për zgjedhjet e vitit 2024 ai do të ketë më shumë sfidues republikanë sesa katër vjet më parë, kur ai ishte në postin e Presidentit të vendit./ VOA

Etiketa: republikaneSHBATrump

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Gjermania në kërkim të zanatçinjve, 250 mijë vende të lira pune

Gjermania në kërkim të zanatçinjve, 250 mijë vende të lira pune

Discussion about this post

TË FUNDIT

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar psikolog institucional për të mbështetur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për shkak të...

Lexo më shumë
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com