GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

A do takohet me Berishën? Basha: Jam i gatshëm, por me një kusht

20:47 - 30/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
A do takohet me Berishën? Basha: Jam i gatshëm, por me një kusht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për mediat ka deklaruar se që një kryetar të japë dorëheqjen duhet të humbë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë pikë Basha deklaroi se zgjedhjet nga të cilat PD mbeti në opozitë nuk kanë qenë në kushtet e barazisë.

Ai u shpreh se një kryetar që ka dhënë dorëheqjen nuk duhet të futet më në garë për postin e kreut të partisë, ndërsa shtoi se dorëheqja në kushtet ku është ai sot, do kishte qenë akt burracak.

“Detyra ime jo vetëm si kryetar i opozitës por edhe si brez i ri në politikë është të flas për fundin e tranzicionit. Ky mentalitet duhet të marrë fund. Jam i bindur që një kryetar që jep dorëheqjen nuk duhet të garojë më. Sepse kur jep dorëheqjen nuk është një fjalë goje. Kthimi prapë është akt mashtrimi publik. Dorëheqje pa kthim po. Statutin nuk e vendos unë por Kuvendi. Kuvendi ka vendosur që kjo të mos jetë në statut. Mendimi im është ky. Një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të humbë një kryetar që të duhet të japë dorëheqjen.

Nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme apo nëse je vetë në qeveri dhe i humb ato zgjedhje pa diskutim duhet të japësh dorëheqjen. Zgjedhjet nuk i jep tregu, lagja, të rinjtë që largohen nga vendi, dëshpërimi, kriza ekonomike. Kur në raportin e ODHIR thuhet se shteti nuk garanton lirinë e votës a mund të flasim për zgjedhje të lira. Është drama për të cilën sot po paguajnë faturën familjet shqiptare. Me këtë përgjegjësi po ju them sot se nëse nuk do kisha konstatuar masakrën zgjedhore, vendimi im do ishte dorëheqja, Në kushtet ku jemi ne dorëheqja do ishte akt burracak” – deklaroi Lulzim Basha.

Ai më tej është shprehur se hera e fundit që ka folur me Sali Berishën ka qenë data 9 shtator, kur e pezulloi nga grupi parlamentar dhe se më pas ka pasur vetëm një moment shkëmbimi mesazhesh, ku ish-kryeministri e ka ngushëlluar për humbjen e të atit.

Kryedemokrati tha se është i hapur për t’u ulur në një tryezë me Sali Berishën me një kusht, që të tërhiqet nga aksioni që ka ndërmarrë dhe akuzat që ka bërë.

“Nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë me Berishën. Ta kërkoj unë? Për çfarë. PD nuk shpëtohet nga përçarja duke vendosur interesat personale mbi atë të demokratëve. Në momentin që e ndal këtë, nuk ka absolutisht asnjë pengesë, pasi falë investimit tim është akoma edhe në PD edhe në parlament. Kam folur por jo me zë Çështje private familjare të fatkeqësive familjare, kemi pasur shkëmbime mesazhesh. Ngushëllimesh. Që nuk kanë të bëjnë me situatën në PD.

Unë komunikoj me këdo dhe çdo demokrat edhe me Sali Berishën nëse komunikimi iu vlen interesave të demokratëve. Nuk jam unë ai që përdor gjuhë linçimi dhe shpik kundërshtarë dhe rikthen kulturën e të linçuarit të mendimit ndryshe. Berisha i detyrohet një apologji demokratëve dhe personave në veçanti, jo mua por njerëzve të zgjedhur nga demokratët dhe për të tjerat pa diskutim kam qenë dhe mbetem njeriu më i hapur në PD” – ka thënë Basha.

Etiketa: Kryesore1kushtLulzim BashaSali BerishaTakim

Lajme të lidhura

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve
Breaking Views

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë
Breaking Views

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe
Breaking Views

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26
Para
Zbulohet “uragani” që do të hyjë në BBV këtë të premte

Zbulohet “uragani” që do të hyjë në BBV këtë të premte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Lexo më shumë
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com