GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

A do të arrestohet “shteti brenda shtetit”?

10:52 - 05/08/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ka edhe më keq…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Vetingu që po vjen nga qielli (Sky)

Shqipëria ka një rast ideal për Ringjallje nëse operacioni për pastrimin e saj do të vijojë me intensitet guxim dhe mbështetje morale e politike.

Momenti për pastrim ka ardhur si dhuratë nga qielli (SKY). Zbërthimi dy vjet më parë i rrjetit të komunikimit SKY Ecc që pretendonte se ishte i pazbërthyeshëm ka nxjerrë në pah të dhëna tronditëse për Shqipërinë.

Nga 62 mijë përdorues të Sky ECC në gjithë botën, 18 mijë janë shqiptarë. 8 mijë vetëm në Shqipëri. Gjuha e dytë më e përdorur në këtë rrjet, pas anglishtes vjen gjuha shqipe!

Zbërthimi i rrjetit të komunikimit i përdorur nga trafikantët e drogës, tregon për “shtetin brenda shtetit”.

Trafik droge, pastrim parash, vrasje, emërime, shkarkime, vendime, licensa, status investitori strategjik, leje ndërtimi, tendera, ndikim në hetime, ndikim në vendime gjykatash në të gjitha nivelet…Në këtë llum janë përfshirë prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie, deputë, politikanë zyrtarë….

Kanë menduar se janë të sigurtë sepse përdoruesit e SKY Ecc përdornin një telefon të veçantë me çmim 2000 euro dhe paguanin tarifën 1200 Euro në vit.  Janë ndjerë  të sigurtë sepse mesazhet fshiheshin automatikisht dhe të krijohej përshtypja që asnje gjumë nuk ka mbetur. Por autoritetet belge kanë arritur të futen në serverat e kompanine dhe sot kanë gjithë arkivën e komunikimit.

Duke parë intensitetin e përdorimit, Europol ka ngritur një njësi të posaçme për Shqipërinë.

Nëse shohim se çfarë ka ndodhur si pasojë e zbërthimit të komunikimeve te SKY Ecc në Malin e Zi, vetëm mund të imagjinojmë cunamin që do të mbërrijë në Shqipëri.

Deri tani nga SKY Ecc në Mal te Zi janë arrestuar:

ish kryetarja e gjykatës së Lartë

ish prokuror special i shtetit

ish drejtor i përgjithshëm i policisë

ish zv drejtor i përgjithshëm  i policisë

ish kryetar i bashkisë se Budvës

Si dhe 14 ish drejtorë qendrore e qarqesh të  policisë, shefa sektoresh e oficerë të  lartë policie.

Në Shqipëri deri më tani është arrestuar vetëm në oficer i lartë policie, por implikimi nuk është në ato nivele siç sugjeronte sot një zv/minister që mund të bëhet “vetë pastrim”! Peshku është qelbur në kokë.

Dhe behet fjalë për “dy mandatet e fundit”

Komunikimet që janë në dorë të autoriteteve të disa vendeve të BE-së i përkasin periudhës 2015-2021.

Dhe lëmshi nisi të shtjellohet më 9 mars të 2021. Rreth orës katër pasdite, policia belge kreu 200 bastisje, arrestoi 48 persona, sekuestroi 1.2 milionë euro kesh dhe 17 ton kokainë.  Mes të arrestuarve pati avokatë, oficerë policie, të punësuar në prokurori, zyrtarë publik, zyrtarë taksash, administratorë spitali.

Tre ditë më pas Departamenti Amerikan i Drejtësisë lëshoi urdhër arresti për drejtorin ekzekutiv të kompanisë SKY Ecc. Më 19 mars website i SKY Ecc u mbyll dhe u sekuestrua nga FBI.

Janë 1 miliardë mesazhe në Sky ECC dhe pjesën e luanit në përdorim e ka Shqipëria. Ka ende punë për “zbardhjen”, por struktura e grupeve kriminale, mënyra e funksionimit, llogaritë bankare dhe kontaktet e korruptuara janë në dorë të autoriteteve.

A do të jetë “dhurata nga qielli” shansi për ringjallje?

Ky nuk është vetëm testi për drejtësinë e re, por edhe sfida për gjithë shoqërinë.

Është momenti që kërkohet përgjigje për pyetjen: kur do të përballet me drejtësinë “shteti brenda shtetit”?

Etiketa: DervishimesazheShtetiSky

Lajme të lidhura

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Para
Moti i keq, Policia e Vlorës: Mos dilni në det me mjete lundruese

Moti i keq, Policia e Vlorës: Mos dilni në det me mjete lundruese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tjetër mbrëmje ‘zjarri’ në Champions, PSG–Liverpool dhe ‘derbi’ spanjoll Barcelona–Atletico ndezin çerekfinalet
Sport

Tjetër mbrëmje ‘zjarri’ në Champions, PSG–Liverpool dhe ‘derbi’ spanjoll Barcelona–Atletico ndezin çerekfinalet

09:30 - 08/04/26

Mbrëmja e djeshme në Champions League dhuroi 4 gola dhe shumë emocione, aty ku kulmoi fitorja e Bayern Munuch kundër...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore

09:21 - 08/04/26
Ngec kamioni tek nënkalimi, bllokohet rruga tek kopshti zoologjik

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

09:05 - 08/04/26
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com