GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A do të bjerë çmimi i bukës në Shqipëri? Ukraina nis eksportin e grurit

17:43 - 27/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
A do të bjerë çmimi i bukës në Shqipëri? Ukraina nis eksportin e grurit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të parë pas luftës dhe pas marrëveshjes së nënshkruar në Stamboll me Rusinë, Ukraina ka nisur sot eksportin e grurit. Ukraina ka konfirmuar se ka filluar puna në tre portet e vendit që kanë dalje në Detin e Zi për rifillimin e eksporteve të grurit.

Por çfarë do ndodhë me Shqipërinë? Ende nuk dihet nëse pas këtij lajmi, që do të ndikojë në uljen e çmimit të grurit dhe produkteve të saj në tregjet botërore, Bordi i Transparencës do të reagojë.

Kujtojmë që çmimi i bukës masive në Shqipëri, u rrit nga 80 lekë që ishte para konfliktit në Ukrainë në 120 lekë, një çmim që vazhdon dhe sot. Pritet një ndërhyrje e Bordit të Transparencës që qytetarët të ndihen të lehtësuar nga çmimet e larta të produkteve të shportës.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes nga Rusia për zhbllokimin të porteve të Ukrainës për eksportin e grurit, puna ka rifilluar në portet në Odesa, Chornomorsk dhe Pivdeny”, theksohet në një njoftim në shpërndarë në rrjetet sociale nga marina ukrainase.

Nga ana tjetër, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, njoftoi se në Stamboll është krijuar një grup pune që do të mbikëqyrë eksportin e drithërave ukrainase, pas marrëveshjes të cilësuar historike që u arrit edhe me pjesëmarrjen e OKB-së.

Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshjen, të ndërmjetësuar nga Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara, të premten e kaluar për të rihapur eksportet e grurit dhe plehrave që janë bllokuar nga lufta duke lehtësuar kështu një krizë ndërkombëtare ushqimore.

Sipas ministrit turk grupi prej 20 personash, punonjës nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara “do të punojnë krah për krah për të siguruar që eksportet të kryhen sipas marrëveshjes”.

Ndërkohë kryeministri polak tha se “nuk mund t’i besohet Rusisë se do të respektojë këtë marrëveshje”, pasi sipas tij një ditë pas firmosjes Moska sulmoi me raketa portin e Odesës në Ukrainë.

OKB-ja dhe Turqia shpresojnë se nga Ukraina do të eksportohet më shumë se 25 milion ton grurë. OKB-ja, Ukraina dhe Rusia kanë thënë të gjithë se presin që eksportet të fillojnë brenda pak ditësh.

Por zëvendësministri i Jashtëm rus Andrei Rudenko tha të mërkurën se marrëveshja mund të prishet nëse pengesat ndaj eksporteve bujqësore të Rusisë nuk hiqen menjëherë.

Dërgesat e Ukrainës përmes detit kanë ngecur që nga muaji shkurt, duke shkaktuar një rritje të mprehtë të çmimeve globale për drithërat, vajrat e gatimit, karburantet dhe plehrat.

Moska ka mohuar përgjegjësinë për krizën ushqimore, duke fajësuar sanksionet perëndimore për ngadalësimin e eksporteve./

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!
Aktualitet

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë
Aktualitet

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Para
Makina e dyshuar tip “Golf”, u ndoq nga policia, ja si u arrestua i riu

Alarmohet Policia e Tiranës, familjarët: Na ndihmoni, nuk gjejmë dot vajzën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...

Lexo më shumë
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

Putin flet para takimit Trump–Zelensky: Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën

21:54 - 27/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

21:00 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com