GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

A do të ketë sanksione të reja? Vendet e BE nuk bien dot dakord për Rusinë

15:05 - 27/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
A do të ketë sanksione të reja? Vendet e BE nuk bien dot dakord për Rusinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sanksione të reja kundër Rusisë? Si do të veprohet me dezertorët rusë? Vendet e Bashkimit Europian nuk gjejnë dot një gjuhë të përbashkët për të vepruar aktualisht kundër Rusisë.

Negociatat për planet e ashpërsimit të sanksioneve të BE kundër Rusisë paraqesin vështirësi. Në bisedimet e para të Komisionit Europian dhe shteteve anëtare, Hungaria dhe Qiproja kanë refuzuar një kufizim të çmimit për naftën ruse, bëhet e ditur nga Brukseli. Pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm në Rusi nga ana e presidentit Putin, ministrat e Jashtëm të BE dhe të shtatë vendeve lidere demokratike ekonomike, (G7) javën e kaluar bënë të ditur sanksione të tjera kundër Moskës. Kufizimi i çmimit të naftës duhet të ishte baza e tyre. Një limit për çmimin do të bënte që Rusia të ndalte furnizimet.

Kreu i qeverisë hungareze, Viktor Orban ka bërë përgjegjëse masat ndëshkuese të BE për rritjen masive të çmimeve për konsumatorët. Qiproja nga ana e saj do të mbrojë kompanitë e lundrimit që furnizojnë me naftë ruse vende të treta. Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto kritikoi në kuadër të konferencës vjetore të Agjencisë Ndërkombëtare Atomike në Vjenë “pengesat për investime në sektorin nuklear”. Hungaria kërkon të ndërtojë dy reaktorë atomikë në bashkëpunim me koncernin rus, Rosatom. Gjermania ndër të tjera punon në Bruksel për fundin e bashkëpunimit nuklear me Rusinë. Të gjitha sanksionet kundër Rusisë kërkojnë vendim unanim të vendeve anëtare.

Asnjë zgjidhje për dezertorët rusë

Po ashtu vendet e BE kërkojnë një kurs të përbashkët për mënyrën e veprimit me ata rusë që nuk duan të shkojnë në luftë në Ukrainë dhe e braktisin vendlindjen. Një takim krize i 27 i ambasadorëve të vendeve anëtare nuk solli asnjë zgjidhje. Presidenca çeke ka bërë të ditur, se Komisionit Europian i është kërkuar që rregulloret për dhënien e vizave “t’i verifikojë, t’i vlerësojë dhe t’i aktualizojë duke marrë në konsideratë shqetësimet e sigurisë së vendeve anëtare”.

Pasi Rusia bëri të ditur mobilizimin e pjesshëm të popullsisë, vende si Gjermania e të tjerë kërkojnë një qëndrim të përbashkët për trajtimin e dezertorëve rusë. Pozicionet mes vendeve anëtare janë megjithatë të largëta. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser premtoi azil për dezertorët rusë. Vendet e tjera si ato baltike dhe Polonia e refuzojnë këtë në mënyrë strikte.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrileius Landsbergis tha se Lituania nuk do të ofrojë azil për ata “që i ikin përgjegjësisë”. “Rusët duhet të qëndrojnë dhe luftojnë kundër Putinit.”, shkroi Landsbergis në twitter. DW

Etiketa: Bashkimi EuropianRusivendim

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…
Botë

Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…

17:33 - 19/02/26
Para
Vidhen sendet me vlerë në varrezat e Beratit, qytetarët: Turp i madh për…

Vidhen sendet me vlerë në varrezat e Beratit, qytetarët: Turp i madh për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com