GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

A do të largohet Basha? PD, gati me qëndrim të unifikuar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD nxjerr videon: Gruaja e kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ mbrojti ministrat e Ramës që blenë zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokrate është rikthyer sërish në qendër të debatit publik pas rezultatit tronditës në zgjedhjet e 6 marsit, ku përveçse nuk fitoi asnjë Bashki, për herë të parë në 30 vite doli forcë e tretë politike.

Shumica dërrmues e demokratëve, fajtorin e shohin tek Lulzim Basha, madje dhe mbështetësit e tij më të afërt, nuk i kanë kursyer kritikat për liderin e PD. Që prej ditës së djeshme, një valë dorëheqjesh ka nisur në parti, nga Agron Gjekmarkaj, Flutura Açka dhe Indrit Vokshi, të cilët kanë hequr dorë nga funksionet që kanë në seli.

Ndërsa sot, PD pritet të dalë me një qëndrim të unifikuar për rezultatin në zgjedhje, ku nisur nga zërat kritikë në mbledhjen e grupit parlamentar, mund të kërkohet dhe një dorëheqje e liderit demokrat, ndonëse ky i fundit ka hedhur poshtë çdo lajm për largimin duke dashur të privatizojë partinë.

Vetëm dje, Basha bëri reagimin e parë për 6 marsin, ku ndonëse ka humbur 5 zgjedhje deri më tani, sërish refuzoi të largohet, duke fyer dhe mbështetësit e tij më të zellshëm.

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar është shoqëruar me debate të fortë ku shumica dërrmuese e deputetëve i kanë kërkuar të japë dorëheqjen. Grida Duma, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj, etj, i kanë kërkuar të dorëhiqet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në parti dhe emërimit të një lideri të ri në krye të PD.

Zgjedhjet e 6 marsit vulosën fatin politik të Bashës, ku PD doli forcë e tretë, ndërsa vetëm në Rrogozhinë doli e dyta në radhë pas PS. Falë Bashës, PD ka kaluar nga humbja në humbje me rezultate tronditëse, ku për egon e tij personale rrezikohet që vendi të mbesë pa opozitë./ D.L/Gijotina.com

Etiketa: BASHAKryesore1

Lajme të lidhura

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Para
“Na e vonojnë bonusin e qirasë”/ Banorët e Kombinatit: Pronarët po na përzënë

“Na e vonojnë bonusin e qirasë”/ Banorët e Kombinatit: Pronarët po na përzënë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur
Sport

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka komentuar fitoren 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ndalur te rrugëtimi i...

Lexo më shumë
Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com