GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A do të marrë pjesë Macron në Samitin e Tiranës? Ja ç’thotë Elysee

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Macron viziton Tiranën, e para vizitë e një presidenti francez
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

President i Francës, Emmanuel Macron, ka shtyrë me disa orë vizitën e tij në Tiranë, ku nesër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, i pari që organizohet jashtë kufinjve të BE-së.

E ndërsa pritej që Macron të mbërrinte në Shqipëri mëngjesin e së hënës, për tiu bashkuar më pas punimeve të Samitit, mediat franceze njoftojnë se ai do të jetë në Tiranë, në orët e mbrëmjes.

“Emmanuel Macron do të shtyjë mbërritjen e tij në Tiranë, pas sulmit terrorist në Arras ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme, njofton Elysee.

Samiti i Procesit të Berlinit mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të promovuar dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimit me Bashkimin Evropian.

Në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar, Macron do të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar vetëm të hënën vonë pasdite, për pjesën dypalëshe të vizitës së tij që do të zgjasë deri të martën, sqaroi presidenca franceze.

Ai do të përfaqësohet në samitin ballkanik nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone. Elysee ende nuk e ka specifikuar programin e tij në Francë përpara se të fluturojë për në Shqipëri.

Më herët ishte njoftuar pjesëmarrja e Macron në Samit, në krah të kancelarit gjerman dhe Kryeministrave dhe Presidentëve, vendet e të cilëve janë pjesë e Procesit të Berlinit.

Pas sulmit me thikë, ku mbeti i vrarë një mësues dhe u plagosën dy të tjerë, por edhe alarmit për rrezikun nga sulmet terroriste, Kryeministri francez ka shpallur gjendjen më të lartë të alarmit.

Gjithashtu në Francë u ndaluan mitingjet pro Palestinës, pas kundërpërgjigjes së Izraelit ndaj sulmit terrorist të Hamasit kundër popullsisë civile izraelite.

Etiketa: Kryesore1Macronsamit

Lajme të lidhura

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!
Breaking Views

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…
Breaking Views

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26
Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet
Breaking Views

Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

22:09 - 16/10/26
Para
Në ditëlindjen e ish-diktatorit, Rama inauguron Piramidën (ish-muzeun e Enverit)

Në ditëlindjen e ish-diktatorit, Rama inauguron Piramidën (ish-muzeun e Enverit)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!
Breaking Views

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26

Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të Muhamet Skanës, të riut që u dhunua nga efektivët e...

Lexo më shumë
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26
Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

22:09 - 16/10/26
Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

21:57 - 16/10/26
Tymi “pushton” qendrën e Tiranës: Protestuesit i venë flakën stolave pas 15-katëshit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Tymi “pushton” qendrën e Tiranës: Protestuesit i venë flakën stolave pas 15-katëshit, ndërhyjnë zjarrfikësit

21:49 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com