GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A e “shpëtoi” Kosova turizmin edhe këtë vit?! Italianët vijojnë rënien…

08:31 - 26/09/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
A e “shpëtoi” Kosova turizmin edhe këtë vit?! Italianët vijojnë rënien…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gushti dha sinjale pozitive për ecurinë e turizmit në vend, pas një ecurie zhgënjyese deri në korrik. Sipas INSTAT, në gusht, në vend hynë 2.38 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 9.9% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Në korrik, zgjerimi kishte qenë vetëm 0.4%, në qershor 7.1%, në maj 1.38%, në prill 3.15% ndërsa marsi ishte me rënie prej 2.7%. Vetëm janari kishte shënuar një rritje dyshifrore prej 14.5%.

Të dhënat e detajuara të INSTAT bëjnë të ditur se efektin kryesor në ecurinë pozitive të hyrjeve të shtetasve të huaj e ka dhënë Kosova. Në gusht, në vend hynë gati 1.1 milionë shtetas nga Kosova, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo është hera e parë që raportohen mbi 1 milion hyrje nga Kosova në një muaj, të paktën që nga viti 2022, kur INSTAT raporton të dhënat e detajuara. Hyrjet e shtetasve nga Kosova zunë 47% të totalit në gusht, nga 38% që ishte kjo peshë për 8 mujorin.

Vetëm në gusht, hyrjet e shtetasve nga Kosova ndikuan në gati 70% të rritjes (142 mijë më shumë hyrje vetëm nga Kosova, nga 214 mijë hyrje më shumë në total).

Përkundrejt shifrave, operatorët turistikë nuk e kanë parë këtë optimizëm në tendencën reale. Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, ka pohuar në një intervistë të mëparshme për “Monitor” se ka një prani më të ulët të shqiptarëve të Kosovës.

Rënia e tyre është ndikuar nga disa faktorë, si rritja e çmimeve, zhvlerësimi i euros që ul të ardhurat që ata marrin kur i këmbejnë në lekë si dhe fakti që tashmë shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza, duke pasur mundësi për të kaluar pushimet në vende të tjera si Greqia.

Që nga 1 maj, është rikthyer marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në bazë të së cilës për automjetet e Kosovës që hynë në Shqipëri (dhe anasjelltas) nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

Lëvizja e tyre gjurmohet në mënyrë administrative bazuar në dhënat e automjeteve dhe transportit (p.sh. numri i autobusëve, makinave, udhëtarëve që deklarohen nga autoritetet e kufirit dhe transportit).

Një pjesë e hyrjeve vijnë në Shqipëri dhe tranzit për të udhëtuar përmes aeroportit të Rinasit, për shkak të çmimeve të lira të biletave dhe destinacioneve të shumta që po tërheqin gjithnjë e më shumë udhëtarë nga Kosova, tashmë që ata mund të udhëtojnë lirisht në Europë.

Duket se Kosova po shërben si një “amortizator” për turizmin, ashtu siç ndodhi dhe me eksportet shqiptare, ku tranziti i naftës po përfshihet si eksport në grupin minerale, lëndë djegëse dhe energji nga Shqipëria në Kosovë, duke rritur fiktivisht eksportet shqiptare.

Bien sërish italianët, vijon rritja e francezëve, na zbulojnë izraelitët

Italianët, grupi i dytë më i madh i turistëve pas Kosovës, me 10% të totalit, kanë vijuar tendencën rënëse edhe në gusht. Hyrjet e tyre zbritën në gati 240 mijë, me një tkurrje prej 6.4% me bazë vjetore, duke shënuar të dytin muaj radhazi me ulje, ndryshe nga viti i kaluar kur rritja ishte dy shifrore.

Kasa pohon se ashtu si me Kosovën, një nga arsyet kryesore që po ndikon largimin e italianëve është rritja e çmimeve. Shqipëria ishte reklamuar si një vend i lirë, që nxiti shumë turistë italianë, të njohur për faktin që janë ndër më koprracët, ndaj dhe shtrenjtimi i vendit po i step ata.

Në gusht, rritjen më të madhe e shënuan shtetasit nga Mali i Zi, me 43%, duke arritur në 100 mijë, por ashtu si me Kosovën, një pjesë e tyre e përdorin vendin si tranzit, për të udhëtuar përmes Rinasit.

Francezët kanë vijuar rritjen e fortë, me 36% në gusht, duke arritur në 66 mijë hyrje, ndërsa gjermanët, një grup tjetër me rritje të fortë nuk e preferon turizmin në muajt e nxehtë, duke u ngadalësuar në 3.7%.

Polakët kanë vijuar rënien (-7%) në gusht, me operatorët që pohojnë se po largohen kryesisht turistët individualë, ndërsa ai i organizuar po ecën më mirë. Edhe Spanja vijoi rënien (-1%). Në tkurrje të fortë ishin edhe serbët (-18%).

Në gusht rritje e fortë u konstatua nga Ukraina (43%), megjithëse numri i tyre mbetet i ulët në 22 mijë.

Po në gusht u shënua një rritje rekord e shtetasve nga Izraeli, në gati 15 mijë, nga 1-2 mijë vitet e mëparshme.

Përgjithësisht operatorët turistikë e cilësojnë këtë vit si të dobët për turizmin ku zhvillimet reale nuk u përputhën me pritshmëritë e fillimvitit dhe vetëm gushti shënoi një fluks më të qëndrueshëm.

Strukturat hoteliere në Jug kanë raportuar rënie me 30% të të ardhurave në raport me verën 2024, ndërsa në Veri, kjo rënie ishte 10-15%. Shkak është ndryshimi i target-grupit që po na viziton ku mbizotërojnë masivisht ata me buxhet të ulët.

Etiketa: KosovaKryesore1shpetimTurizem

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti
Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25
Para
A mund t’i godasë NATO-ja avionët luftarakë rusë?

A mund t’i godasë NATO-ja avionët luftarakë rusë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së...

Lexo më shumë
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com