GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

A funksionoi eksperimenti i zëvendësimit të shqiptarëve me emigrantë?

07:51 - 18/02/24
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
A funksionoi eksperimenti i zëvendësimit të shqiptarëve me emigrantë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur në vitin 2019 filloi të ndihej, për herë të parë, mungesa e fuqisë punëtore, për shkak të valës së re të emigracionit, bizneset nuk e morën shumë seriozisht. Përveçse pandemia e ndali përkohësisht vrullin e ikjeve (në vitin 2020 dhe në pjesën e parë të 2021), ato kishin në sirtar planin rezervë: Të merrnin punonjës të huaj, nga vendet më pak të zhvilluara.

Heqja e kufizimeve pas pandemisë hapi rrugët për mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj, drejt Europës. Të dhënat e Eurostat dhe zyrës së statistikave të emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar treguan se vetëm kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë ishin 32 mijë në vitin 2022, niveli më i lartë që nga 2016-a.

Mijëra të tjerë u larguan me kontrata pune, kryesisht në Gjermani. Efekti ishte pothuajse i menjëhershëm në tregun e punës. Kompanitë nuk po arrinin të gjenin punonjës të kualifikuar e të pakualifikuar, duke u detyruar të rishikonin planet e zgjerimit, përveç vështirësive të momentit në mbajtjen e prodhimit e shërbimeve në nivelet e planifikuara.

Plani rezervë nisi të zbatohej gjerësisht në 2022-2023. Pas presionit mbi qeverinë, kjo e fundit lehtësoi procedurat për pajisjet me leje pune për të huajt. Fillimisht u morën punonjësit nga Bangladeshi, që ishin më të disponueshëm dhe të gatshëm të punonin me pagesa më të ulëta.

Shpejt u kuptua që qëllimi i tyre ishte ta përdornin vendin si një trampolinë për të ikur drejt Europës. Rrethi u zgjerua me shtete të tjera, si Vietnami, Filipinet, India, Nepali etj.

Dy vite më pas, eksperimenti për të punësuar të huajt duket se po rezulton i kushtueshëm dhe nuk po funksionon në pjesën më të madhe, sipas një vëzhgimi që bëri “Monitor”, me sipërmarrjet që e tentuan dhe agjencitë e punësimit. Arsyet janë disa:

-Së pari, plotësimi i mungesave në tregun e punës me punonjës të huaj po rezulton një proces me kosto të lartë dhe produktivitet të ulët. Sjellja e punonjësve të huaj ka kosto shtesë administrative dhe monetare. Pagat e tyre po rezultojnë 20-30% më të larta sesa u jepeshin vendasve.

Dhe në një vend që avantazh kryesor ka krahun e lirë të fuqisë punëtore, çdo shtesë është pothuajse e papërballueshme. Këtyre u shtohen dhe vështirësitë në dokumentacione, me të cilat po përballen subjektet që duan të punësojnë të huaj.

-Së dyti, ekonomia shqiptare dominohet nga biznese të vogla. Sipas INSTAT, nga 104 mijë ndërmarrje që ka në vend, vetëm 1400, ose 1.4% e tyre, kanë më shumë se 50 punonjës.

Ndryshe nga të mëdhatë që mund të shfrytëzojnë avantazhin e ekonomisë së shkallës, sipërmarrjet e vogla nuk kanë aftësi në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe me produktivitet të ulët nuk mund të përballojnë paga minimale për të huajt, 550 euro për punonjës në muaj, plus kostot 1200 euro për sjelljen e tyre.

-Së treti, edhe për vetë të huajt, tregu nuk është shumë joshës, me përjashtim ndoshta të pozicionit të favorshëm gjeografik, afër shteteve të tjera të Europës, që shpesh është qëllimi final i emigrantëve, duke nxitur edhe biznese të tjera, jo dhe aq ligjore!

Të dhënat për vitin 2023 nuk janë ende të disponueshme, por numri i të huajve me leje pune në vend nuk i kalon 8-10 mijë (rreth 18 mijë janë gjithsej të huaj me leje qëndrimi), një shifër që nuk arrin të mbulojë as ikjet e deklaruara nga kërkesat për azil.

Mungesa e punonjësve po e përkeqëson më tej rrethin vicioz ku ka hyrë ekonomia. Sipërmarrjet po detyrohen të rrisin pagat, pa shtuar produktivitetin, që nga ana tjetër po ul konkurrueshmërinë. Industria që punon me material porositësi ishte e para që e pësoi dhe tani jo vetëm nuk po kërkon punonjës, por po shkurton dhe ata që ka.

Turizmi, që ka ecurinë më të mirë për momentin, rrezikon parametrat e shërbimit. Ndërtimi, që sërish është në lulëzim, mund të mbetet në karabina. Lista është e gjatë dhe përfshin pothuajse çdo sektor.

Ekonomia, si gjithnjë, do t’i gjejë vetë ekuilibrat e rinj, por të paktën gabimet e së shkuarës, që prodhuan modelin e sotëm joproduktiv e jokonkurrues, që nxiti emigracionin masiv, duhet të shmangen./Monitor

Etiketa: EmigrantëShqiptar

Lajme të lidhura

Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!
Aktualitet

“Do vdesim për tokat e gjyshërve”/ Banorët e Rrjollit kundër resortit, përplasen me policinë dhe bllokojnë punimet

11:30 - 14/02/26
Festa e të dashuruarve! Çfarë është “Shën Valentini”, legjenda që solli 14 shkurtin
Aktualitet

A është kjo ditë një festë e vërtetë dashurie, apo e faturave të çmendura!

09:02 - 14/02/26
Planit të Rritjes i jepet drita jeshile, BE mbështet Kosovën me 882 milionë euro
Breaking Views

Planit të Rritjes i jepet drita jeshile, BE mbështet Kosovën me 882 milionë euro

20:45 - 13/02/26
Para
Endrik del nga BBV: Mezi prisja të hyja, më pas mezi prisja të ikja

Endrik del nga BBV: Mezi prisja të hyja, më pas mezi prisja të ikja

Discussion about this post

TË FUNDIT

U arrestuann në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit
Aktualitet

U arrestuann në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

12:25 - 14/02/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për 14 personat e arrestuar pas protestës së opozitës më...

Lexo më shumë
Banorët e Durrësit po takohen me Ramën për projektin TID, deputetët e PD-së nuk lejohen të marrin pjesë

Banorët e Durrësit po takohen me Ramën për projektin TID, deputetët e PD-së nuk lejohen të marrin pjesë

12:11 - 14/02/26
E rëndë në Itali, shqiptari mbyt bashkëshorten në sy të fëmijëve

Ekzekutohet në mes të rrugës 25-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

11:43 - 14/02/26
Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!

“Do vdesim për tokat e gjyshërve”/ Banorët e Rrjollit kundër resortit, përplasen me policinë dhe bllokojnë punimet

11:30 - 14/02/26
Banorët që preken nga projekti TID në protestë, Rama futet në bashkinë e Durrësit

Banorët që preken nga projekti TID në protestë, Rama futet në bashkinë e Durrësit

11:26 - 14/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com