GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A i trembet ndonjë ‘tradhtie’ nga aleatët, Berisha: Beteja është kundër kryetradhëtarit Rama

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A i trembet ndonjë ‘tradhtie’ nga aleatët, Berisha: Beteja është kundër kryetradhëtarit Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I pyetur nëse ka frikë se aleatët e tij brenda koalicionit mund ta tradhtojnë gjatë rrugës, duke u bashkuar me Edi Ramën, lideri demokrat, Sali Berisha theksoi se ka ftuar të gjitha forcat politike që e konsiderojnë Ramën si të keqen më të madhe për Shqipërinë të bashkohen për një kauzë të përbashkët.

Sipas Berishës, ky bashkim është një mundësi e shkëlqyer për të siguruar ndryshimin e nevojshëm dhe për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Ai ka komentuar gjithashtu formimin e koalicionit dhe rolin e Partisë Demokratike, duke e quajtur atë një fitore të vërtetë për Shqipërinë Madhështore.

Berisha ka garantuar se ky koalicion është në përputhje me statutin e partisë dhe ligjet e Kushtetutës, duke theksuar rëndësinë e kuotave për gratë, vajzat dhe të rinjtë në listat e kandidatëve. Ai ka akuzuar gjithashtu partinë në pushtet për lidhje me organizata kriminale, duke treguar se ka panik dhe tmerr brenda radhëve të saj.

“Së pari, ne kemi deklaruar qëndrimin tonë dhe kemi ftuar të bashkohen me ne, të gjitha ato forca politike që sot konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe për Shqipërinë.
Dhe e kemi quajtur këtë një bashkim për kauzën kryesore.
Dhe kjo ka ndodhur.
Ne kemi ftuar edhe parti të tjera, të cilat nuk kanë ardhur për arsye që ato do t’ua shpjegojnë zgjedhësve.
Ne u kemi bërë të qartë atyre se largimi i të keqes më të madhe të shqiptarëve, Edi Ramës, duhet të jetë misioni i çdo force politike që konsideron veten opozitare.
Por, të konsiderosh veten opozitar, duhet të ndjehesh i tillë dhe duhet të kesh lirinë për ta ndjerë.
Një koalicion shumë i mirë u bë, natyrisht në këtë koalicion vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e garantuara, por demokratët dhe mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë-herë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar.
Pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeste në votat e tyre, por të marra së bashku kanë një elektorat qindra mijëra votash.
Dhe unë u them se kjo është një fitore e vërtetë e aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Ndaj edhe e përshëndes sot dhe garantoj se është në përputhje me statutin e partisë.
Sikundër, përcaktimet statusore për kuotat e vajzave dhe grave në listat e mbyllura dhe të hapura dhe për kuotat e të rinjve në të dy palët e listave, janë eprore ndaj gjithçkaje tjetër për listat e PD-së.
Askush të mos mendojë se ne nuk i qëndrojmë ligjeve të Kushtetutës sonë, statutit tonë.
Pra, shikoni çfarë procesi.
Imagjinoni padrinon në bodrumin e tij, që nuk dini asnjëri prej jush se kush kandidon në këtë qark apo atë qark sepse listat po bëhen nga organizatat e tjera kriminale.
Ka një panik, ka një tmerr në radhët e partisë së krimit.”, u shpreh ai.

 

Etiketa: berishaRama

Lajme të lidhura

Veliaj nis “grevën” në burgun e Fierit, refuzon ushqimin në shenjë proteste për transferimin nga Durrësi
Aktualitet

Veliaj nis “grevën” në burgun e Fierit, refuzon ushqimin në shenjë proteste për transferimin nga Durrësi

13:02 - 29/10/26
Alizoti: Kuvendi duhej të kishte në rend dite revoltën e studentëve, jo propagandën e qeverisë
Aktualitet

Alizoti: Kuvendi duhej të kishte në rend dite revoltën e studentëve, jo propagandën e qeverisë

12:18 - 29/10/26
“17 ligje po kalojnë me shpejtësinë e erës, pa debat”/ Marjana Koçeku kritika PS: Nuk po merret parasysh situata e vendit
Aktualitet

“17 ligje po kalojnë me shpejtësinë e erës, pa debat”/ Marjana Koçeku kritika PS: Nuk po merret parasysh situata e vendit

12:09 - 29/10/26
Para
“Ndyrësirë”/ Mashtrimi i Veliajt, tjetër padi për të arrestuarin për korrupsion dhe pastrim parash

“Çfarë provash do prish unë!”, Veliaj shton edhe një tjetër gënjeshtër nga qelia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj nis “grevën” në burgun e Fierit, refuzon ushqimin në shenjë proteste për transferimin nga Durrësi
Aktualitet

Veliaj nis “grevën” në burgun e Fierit, refuzon ushqimin në shenjë proteste për transferimin nga Durrësi

13:02 - 29/10/26

Një ditë pas transferimit nga burgu i Durrësit te ai i Fierit, Erion Veliaj ka nisur “grevën” brenda qelisë. Kryebashkiaku...

Lexo më shumë
Futsall/ Shqipëria nis rrugëtimin në ‘Main Round’ ndaj Bjellorusisë më 6 nëntor

Futsall/ Shqipëria nis rrugëtimin në ‘Main Round’ ndaj Bjellorusisë më 6 nëntor

12:47 - 29/10/26
Alizoti: Kuvendi duhej të kishte në rend dite revoltën e studentëve, jo propagandën e qeverisë

Alizoti: Kuvendi duhej të kishte në rend dite revoltën e studentëve, jo propagandën e qeverisë

12:18 - 29/10/26
“17 ligje po kalojnë me shpejtësinë e erës, pa debat”/ Marjana Koçeku kritika PS: Nuk po merret parasysh situata e vendit

“17 ligje po kalojnë me shpejtësinë e erës, pa debat”/ Marjana Koçeku kritika PS: Nuk po merret parasysh situata e vendit

12:09 - 29/10/26
Flakadanë dhe tymuese në Kuvend, përjashtohen nga seanca katër deputetë të PD

Flakadanë dhe tymuese në Kuvend, përjashtohen nga seanca katër deputetë të PD

11:59 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com