GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

A janë Koka dhe Ahmetaj përfitues të kontratave koncesionare? Rama ironizon me BBV

12:31 - 23/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A janë Koka dhe Ahmetaj përfitues të kontratave koncesionare? Rama ironizon me BBV
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kryeministri Edi Rama është thirrur sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët nën cilësinë e dëshmitarit. Në fillim të fjalës së tij, Rama i kërkoi Tabakut të ndajë faktet nga opinionet personale, ndërsa shtoi se nuk duhet të fyejë dëshmitarët.

I pyetur nga Tabaku nëse ka përfituar Lefter Koka miliona euro si pronar i këtij projekti, kryeministri tha se e njeh vetëm si ministër Mjedisi. I pyetur më tej nëse tre pronarët e inceneratorëve që janë në kërkim, kanë miqësi me Arben Ahmetajn, Rama iu përgjigj me ironi, duke i kujtuar Tabakut “Big Brother-in”.

Debati:

Rama: Ju sapo e shkelët ligjin pasi folët për aferë, unë nuk ka ardhur për të zbardhur ndonjë aferë, pasi ajo është në pozicionin tuaj që e keni shprehur në Kuvend, por këtu nuk mund ta shprehni, pasi këtu jeni anëtarë të një komisioni që ka thirrur një dëshmitarë. Ju bëni pyetje, opinionet shprehini në një raport, unë nuk kam ardhur këtu për asnjë aferë.

Tabaku: A është Lefter Koka një nga pronarët përfitues të kontratës të koncesionarëve?

Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv. Unë Lefter Kokën e njoh si ministër të Mjedisit dhe jo pronar përfitues të diçkaje.

Tabaku: A është Alqi Bllako përfitues?

Rama: Më duhet të them se shkelët ligjin dhe nuk dua asnjë opinion tuaj dhe mbajeni për vete dhe shkruajeni në raport, faktet këtu janë ata që kemi ardhur për tu ballafaquar me dokumente dhe jo mbi spekulime. Unë e kuptoj që Big Brother në këtë periudhë ka krijuar audiencë të madhe por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë dhe kush zgjohet më kë nuk janë në dispozitat kushtetuese të kryeministrit të Shqipërisë. Kjo është jashtë kompetencave të mia që të informohem dhe të studioj miqësitë të secilit prej jush. Jam i pa interesuar se çfarë bëjnë të tjerët pasi kam refuzuar të jap llogari se ç’bëj vetë në jetën private”.

 

 

Etiketa: RamaTabaku

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Laborator “bitcoin”  në shtëpi, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Laborator “bitcoin”  në shtëpi, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com