GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

A ka pasur ndërhyrje nga Erdogan për mbylljen e shkollave? Rama: S’më bën presion askush…

19:50 - 27/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A ka pasur ndërhyrje nga Erdogan për mbylljen e shkollave? Rama: S’më bën presion askush…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe njëherë akuzave për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif”. Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama u pyet nëse ka pasur ndërhyrje nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, të cilën kryeministri e mohoi kategorikisht.

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk mund t’i bëjë askush presion për vendimet që merr, pasi ai është kryeministri i Shqipërisë i zgjedhur nga qytetarët.

Pyetja: A ka pasur ndikim Erdogani në vendimmarrjen tuaj?

Rama: Faleminderit për këtë pyetje, por jo. Jua kam thënë me kohë. Mjafton t’u referoheni fakteve, pastaj përrallave, keni kohë për t’iu referuar përrallave. Gjërat që i bëj, i bëj për ato qëllime që unë them. Merrni dhe shihni dokumentacionin, po të ishte një çështje politike dhe një mbyllje politike, pse do merreshim me një kolegj vajzash, ku ka shumë struktura të tjera atje që nuk i ka ngacmuar askush.

Siç kemi vepruar për çdo subjekt, kemi vepruar dhe në këtë rast. Do ishte shkelje nga Ministria e Arsimnit nëse nuk do të ishte vepruar në këtë rast. Spostimi i godinës nuk është bërë pa asnjë miratim. Kjo është shumë e thjeshtë. Këtë ka vërtetuar vendimi i djeshëm i gjykatës. Donin të paguanin prapa. Nëse doni ta vishni këtë me qëllime të errëta, mua nuk më bën askush presion pasi unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët. Unë këtu mund të bëj gabime, por janë gabime që nuk vijnë nga qëllimi i keq, por nga një gjykim që mund të mos jetë i duhuri për atë gjë.

Etiketa: ErdoganpresionRama

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para

Makina përplas efektivin në aksin Elbasan-Tiranë, dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi
Aktualitet

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar thellimin dhe zgjatjen e papërcaktuar...

Lexo më shumë
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com