GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

A ka të tjerë? Në pak vite arrestohen 6 kryebashkiakë të Ramës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
A ka të tjerë? Në pak vite arrestohen 6 kryebashkiakë të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht se mazhoranca  socialiste vazhdon të mburret me arritjet e mëdha në shërbim të qytetarëve, dhe kjo rrjedhojë e njerëzve me karakter e moral të lartë, që natë e ditë vetëm ‘mendojnë’ për këtë popull, treguesit flasin për të kundërtën. Sapo mbyllet një skandal, hapet një tjetër, aq sa tani nuk po i mbajmë mend. I fundit ishte arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, i cili, duhet pranuar se pavarësisht nga abuzimet, për të cilat edhe duhet të paguajë tani, është një cironkë në detin e madh të peshkaqenëve që po gllabërojnë ushqimin e tyre më të preferuar që quhen tendera dhe koncesione.

Kryeministrit Edi Rama i janë arrestuar plotë gjashtë kryetar bashkish të zgjedhur prej tij, ndërsa nën hetim janë shumë të tjerë. Lefter Alla, Shpëtim Gjika dhe Fatos Tushe, janë arrestuar në detyrë për korrupsion, ndërsa Shukri Xhelili, Agim Kajmaku dhe Elis Roshi janë arrestuar për shpërdorim detyre, trafik droge apo dhe mashtrim me formularin e dekriminalizimit.

Gjatë 10 viteve që qeveris vendin, Kryeministrit Edi Rama i janë arrestuar dhjetëra deputetë e kryebashkiakë. Lefter Alla, kryebashkiak i Bulqizës, është i fundit në listën e gjatë të të zgjedhurve socialistë të arrestuar për korrupsion apo vepra të tjera penale.

Historia nisi me ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika, i cili u vu në pranga në vitin 2015, nën akuzën e dhënies së lejeve të paligjshme të ndërtimit. Pas tij ishte radha e Shukri Xhelilit, kryebashkiakut të Dibrës.

Ai u vu në pranga në vitin 2016, pas një video skandali të publikuar në media ku kërkonte favore seksuale në këmbim të vendit të punës. Po në vitin 2016 u vu në pranga Elvis Roshi, kryebashkiaku i Kavajës.

Roshi ishte një person me rekorde kriminale, dhe mbante disa emra, të cilat nuk i kishte raportuar në formularin e dekriminalizimit kur u zgjodh kryetar bashkie.

Një tjetër emër i arrestuar për korrupsion me tenderat është ai kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, i cili vijon të jetë pas hekurave prej vitit 2021.

Tushe, ashtu si në rastin e Lefter Allës është një nga kryebashkiakët e arrestuar në detyrë, për të njëjtën vepër penale si kolegu i tij në Bulqizë.

Në pranga u vu vitin e kaluar edhe Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës. Teksa i shpëtoi drejtësisë shqiptare për shkak të mashtrimit në formularin e dekriminalizimit, Kajmaku u arrestua në Itali pasi u kap me mbi 20 kg kokainë.

Kërkesë për arrestim është bërë nga SPAK edhe për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili gjithashtu është një nga një nga kryebashkiakët e dënuar jashtë vendit por që nuk e kishte raportuar në formularin e dekriminalizimit.

Por, kësaj liste, i shtohen dhe emra të tjerë kryebashkiakësh që ose i kanë shpëtuar drejtësisë ose janë ende nën hetim. I tillë është rasti i kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, i cili është thirrur disa herë në SPAK, por deri më tani ende nuk dihen arsyet.

Por, emra të tjerë që i kanë shpëtuar drejtësisë, ndonëse janë akuzuar publikisht nga opozita si persona të dënuar jashtë vendit janë dhe disa kryebashkiakë të tjerë. Një prej tyre është Mark Babani, aktualisht kryetar i bashkisë Vau Dejës. Ai nuk është hetuar dhe arrestuar nga drejtësia shqiptare por është akuzuar nga opozita se ka qenë i dënuar jashtë vendit.

Valdrin Pjetri nuk arriti të ulej në karrigen e kryebashkiakut të Shkodrës, pasi dorëzoi mandatin pa e marrë atë, sepse u vërtetua nga prokuroria se ai kishte qenë i dënuar në Itali në vitin 2003. Këtë dënim Valdrin Pjetri e fshehu në formularin e dekriminalizimit, por dorëzimi i mandatit e shpëtoi atë dhe nga ndjekja penale në Shqipëri.

Kjo është vetëm lista e kryebashkiakëve të vënë para drejtësisë, ndërsa një numër i madh të arrestuarish janë nga radhët e deputetëve, ministrave apo zyrtarëve të tjerë socialistë.

 

Kryebashkiakë të arrestuar                                               Të hetuar

Lefter Alla- Bulqizë                                                Valdrin Pjetri- Shkodër

Fatos Tushe- Lushnje                                            Qerim Ismailaj-Mallakastër (kërkesë për arrest)

Agim Kajmaku- Vorë                                             Mark Babani- Vau Dejës

Shukri Xhelili – Dibër                                            Dritan Leli – Vlorë

Elvis Roshi-Kavajë

Shpëtim Gjika- Vlorë

Por, për të gjithë është e qartë se arrestimet e kryebashkiakëve të mësipërm, ndonëse duhen marrë si një sinjal pozitiv ndaj ndëshkimit të korrupsionit dhe krimit, janë vetëm maja e ajsbergut.

Përditë dalin tendera dhe abuzime marramendase nga kryebashkiakë të qyteteve  më të mëdha, ku kampionë mbeten kreu i bashkisë së Tiranës dhe ajo e Durrësit. Megjithatë, ndaj tyre SPAK dhe organet e drejtësisë kanë futur kokën si struci në rërë. Të shpresojmë që drejtësia të veprojë edhe ndaj atyre që deri tani kanë vjedhur dhe abuzuar me këtë popull, duke e cilësuar veten të paprekshëm.

Etiketa: arrestbashkiakeRama

Lajme të lidhura

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës
Breaking Views

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës

16:40 - 05/08/26
Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn
Breaking Views

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26
Para
Tifozët i kanë “vënë vizën” kampionit të botës

Tifozët i kanë “vënë vizën” kampionit të botës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën
Aktualitet

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26

Edhe banorët e njësisë administrative Fierz në Bashkinë Fushë-Arrëz kanë dalë kundër propozimit për bashkimin e kësaj bashkie me Pukën,...

Lexo më shumë
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

12:36 - 06/08/26
Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26
Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

11:51 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com