GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“A ke përgjegjësi për këto 10 vjet”, gazetari malazez ia “plas” Ramës në sy…

20:45 - 14/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“A ke përgjegjësi për këto 10 vjet”, gazetari malazez ia “plas” Ramës në sy…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në forumin e mediave të Europës Juglindore, nga ku shprehu kritika për gazetarët, por tha se i konsideron të neveritshme sulmet apo kërcënimet ndaj gazetarëve.

Rama mbajti një fjalim ku theksin e vuri te vetërregullimi që pret prej vitesh të ndodhë në media, por njëherazi duke sjellë në vëmendje edhe sulmet dhe etiketimet që i janë vendosur Kryeministrit, madje duke i sulmuar edhe pjesëtarë të familjes. E megjithatë Rama tha se nuk i bëjnë më përshtypje sulmet mediatike pasi sikundër tha ai lëkura i është bërë si beton.

Sapo ka përfunduar fjalimin e tij, Rama u përball me reagimin e një gazetari nga Mali i Zi, i cili sikundër u shpreh ndoshta arrin të edukojë Kryeministrin.

Gazetari tha se fakti që Rama i përshkuan gazetarët si bastard apo të pasurit e mediave të tilla është e tmerrshme.

“Unë jam nga Mali i Zi. Do të bëj një koment dhe ndoshta të edukoj pasi zoti kryeministër bëri një thirrje për edukim. Ajo që tha zoti kryeministër mu duk një tmerr i vërtetë. Historia e të përcaktuarit të gazetarëve si bastard apo të pasurit të mediave të tilla.

Kam 25 vjet punë në këtë fushë. Tani media jonë po luan një rol të madh, është një media e besueshme për të kontrolluar politikanë. Ju përmendët dhe anëtarë të familjes tuaj.

Nëse djali juaj është milioner 25 vjeç ose nëse keni një motër që është avokate dhe është milionere është sepse ata janë gjeni apo sepse janë motra vëllezër apo biri?!

Dhe një këshillë tjetër apo pyetje. Nëse situata në Shqipëri është kështu, kemi dhe Serbinë, Vuçiç, miku juaj thotë që është këshu. Mirë, po këto 10 a 15 vite që jeni në krye të shtetit, jeni kështu cila është përgjegjësia juaj?!

Vetërregullimi nuk është mjet për t’ju mbrojtur ju por janë gjykatat e institucione të tjera. Në Kroaci askush nuk ankohet për mediat.

Historia juaj 24 minutëshe për mediat, nëse sakrifikojmë të gjithë jetën tonë për këtë nuk mund të thuash që të gjithë jemi bastardë”, tha gazetari nga Mali i Zi.

Pas gazetarit ka reaguar sërisht Rama, i cili duke iu drejtuar i tha se në fjalën e tij nuk i ka cilësuar gazetarët si bastardë.

“Duartrokasin për një gjë që nuk është ajo që thashë unë. Si mund të vetërregullohemi duke bërë kështu. Jeni ju që më keni ftuar nuk ju ftova unë. Unë nuk thashë që jeni bastardë, thashë ka disa që bëjnë punën e tyre.

Mund të shihni regjistrimin dhe kur ta shihni mbase do të ndiheni keq për mënyrën si e kuptoni gazetarinë, thashë gjëra krejt të ndryshme.

Unë kurrë nuk them të gjithë, siç jo të gjithë politikanët nuk janë njësoj.”, tha Rama.

 

Etiketa: gazetariRamaReplika

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
“Nuk e di ku bie Ruanda”, historia e trishtë e shqiptarit që rrezikon dëbimin nga Britania e Madhe

“Nuk e di ku bie Ruanda”, historia e trishtë e shqiptarit që rrezikon dëbimin nga Britania e Madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com