GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

A mundet ta zgjidhë inteligjenca artificiale krizën me fentanilin?

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 3 min
A A
A mundet ta zgjidhë inteligjenca artificiale krizën me fentanilin?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare po shqyrton mënyrat se si mund ta përdorë inteligjencën artificiale për zbulimin e fentanilit duke parandaluar hyrjen e tij në vend.

Kufiri amerikan me Meksikën është një portë e rëndësishme për fluksin e njerëzve dhe tregtisë. Por gjithashtu është shndërruar në një pikë gjithnjë e më e ndjeshme për shkak të rritjes së kontrabandës së drogave të rrezikshme, si fentanili.

Për të trajtuar këtë shqetësim në rritje, në muajin prill, Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas njoftoi krijimin e një grupi të ri pune.

“Organizatat e trafikut të drogës janë forcuar si nga pikëpamja e sofistikimit ashtu edhe fuqisë së tyre”.

Ky grup do të shqyrtojë ndër të tjera edhe mënyrat se si mund të përdoret inteligjenca artificiale për të zbuluar dhe luftuar kontrabandën e drogës.

“Ne do të shqyrtojmë përdorimin e kësaj teknologjie për patur efektivitet në zbulimin e dërgesave me fentanil, si dhe identifikimin dhe ndalimin e trafikut të substancave që përdoren për prodhimin e tyre, duke synuar ndërprerjen e nyjeve kryesore të rrjeteve kriminale“.

Pat Simmons, i cili ka shërbyer më parë në detyrën e drejtorit të Agjencisë amerikane të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare, thotë se, sot ekzistojnë sisteme të cilat mund të përmirësohen më tej me falë inteligjencës artificiale.

Ai sjell si shembull atë që njihet si sistemi Muon, apo muografia, e cila është në gjendje të prodhojë një imazh më të saktë të objektit që po skanohet, krahasuar me teknologjinë me rreze X, që përdoret aktualisht.

“Rrezet X nuk mund të depërtojnë tek një ngarkesë e dendur. Por këtë mund ta bëjë muografia, që iu mundëson agjentëve të kufirit të shohin saktësisht se çfarë është brenda një objekti të dendur”.

Kur agjencia të nisë të përdorë teknologjinë artificiale së bashku me sistemet ekzistuese Muon, puna e këtyre sisteme do të jetë më efektive, duke zbuluar se ku fshihet fentanili në kontejnerët e transportit plot me ngarkesë.

Zoti Simmons thotë se ky sistem së bashku me inteligjencën artificiale mund të përdoren për të identifikuar ato substanca që përdoren për prodhimin e fentanilit.

“Pra ajo çka duhet bërë është t’i mësohet inteligjencës artificiale se çfarë po kërkojmë. Pra duhen marrë disa nga këto substanca kimike që vijnë nga Kina dhe t’i mësohet sistemit nëpërmjet mijëra skanimesh, në mënyrë që të nisë të kuptojë se çfarë po kërkon”.

Po kështu inteligjenca artificiale mund të vijë në ndihmë edhe falë informacioneve dhe analizës parashikuese, në rastet e kalimit në kufi.

“Cilët janë personat që po kalojnë kufirin dhe sa shpesh? Po kështu informacioni që disponon mbi automjetin dhe patentën, sa shpesh i ka ndeshur ato. Pra ka disa lloje informacionesh, që unë do t’i ngarkoja tek inteligjenca artificiale për të provuar se çfarë analize do të ofronte”, thotë Gil Kerlikowske, ish-Komisioner për Mbrojtjen e Kufirit.

Inteligjenca artificiale mund të përdoret për të zbuluar fentanilin e shtypur që duket si karamele, ose pilula që jepen me recetë të prodhuara në mënyrë të ligjshme, thotë zoti Kerlikowske.

“Nëse inteligjenca mund të zbulojë se ku ndodhet pilula çfarë stampe ka, kjo do të ishte e dobishme që agjentët në kufi të paktën te paralajmëroheshin”, Gil Kerlikowske, Ish Komisioner për Mbrojtjen e Kufirit.

Grupi i punës mbi inteligjencën artificiale pritet t’i paraqesë gjetjet e tij Departamentit të Sigurisë Kombëtare gjatë muajve të ardhshëm./VOA

Etiketa: fentaniliinteligjenca artificiale

Lajme të lidhura

Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues
Breaking Views

WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues

16:38 - 01/07/26
Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë?
Aktualitet

Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë?

14:55 - 29/04/26
Para
Timber Citroen 2CV thyen rekord, shitet për mbi 210 mijë euro

Timber Citroen 2CV thyen rekord, shitet për mbi 210 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com