GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

A po e ndihmon SHBA, Ukrainën me avionë F-16? Për momentin…

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
A po e ndihmon SHBA, Ukrainën me avionë F-16? Për momentin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara po refuzojnë, të paktën për momentin, që të dërgojnë në Ukrainë avionë luftarakë të tipit F-16. Disa ligjvënës amerikanë po përpiqen ta bindin Shtëpinë e Bardhë që të ndryshojë qëndrimin.

Ushtarët ukrainas përdorën gjatë fundjavës raketat e tipit Grad të periudhës sovjetike në përpjekjet për të rimarrë territoret e pushtuara nga ushtria ruse në Kharkiv.

Ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përshëndeti raundin e ri të sanksioneve, të shpallur të shtunën nga Bashkimi Evropian kundër Moskës, ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare. “Ne jemi në gjendje t’i japim fund agresionit rus këtë vit”.

Mundësia që ukrainasit të forcojnë sistemet e tyre të mbrojtjes me avionë amerikanë të tipit F-16 dhe artileri me rreze të gjatë, aktualisht nuk po shqyrtohet, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, në programin “This Ëeek” të rrjetit televiziv ABC. “Në këtë fazë, elementi kritik është aftësia e manovrimit në tokë. Çka nënkupton tanke, mjete të blinduara transporti, automjete luftarake për këmbësorinë. Pyetja për avionët F-16 është për më vonë”.

Por disa ligjvënës synojnë të bëjnë më shumë tani, tha për rrjetin ABC republikani i Dhomën e Përfaqësuesve Michael McCaul.

“Mund t’u japim përparësi sistemeve të armatimeve në buxhetin për programe të caktuara dhe synojmë ta bëjmë këtë. Besoj se me trysni të mjaftueshme nga të dy palët në Kongres mund të sigurojmë ato që ka nevojë Ukraina për të fituar luftën”.

Por Shtetet e Bashkuara nuk mund të veprojnë të vetme. Administrata e Presidentit Biden do të ketë nevojë që vendet aleate të rrisin kontributet e tyre, tha Senatori republikan Dan Sullivan në programin “Meet the Press” të rrjetit NBC.

“Ata janë angazhuar që të shpenzojnë për mbrojtjen të paktën 2% të prodhimit të brendshëm neto, që duhet të jetë shifra fillestare. Shumica dërrmuese e vendeve të NATO-s nuk e bëjnë këtë”.

Në sferën diplomatike, Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se do të vizitojë Kinën në prill, për të diskutuar mbi përpjekjet e Pekinit për ndërmjetësimin e paqes.

Shtetet e Bashkuara duan gjithashtu që të mbajnë të hapura linjat e komunikimit, tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan në rrjetin NBC. Por nuk janë planifikuar bisedime mes Presidentit Joe Biden dhe homologut kinez Xi Jinping.

“Për momentin asgjë nuk është planifikuar, megjithëse parashikoj që të dy udhëheqësit do të bisedojnë në një moment jo shumë të largët”.

Ai theksoi nevojën e mbajtjes hapur të kanaleve të komunikimit ushtarak me Kinën për të shmangur përshkallëzimin, aksidentet dhe surprizat e mundshme. /Voa/

Etiketa: ndihmonSHBAukraina

Lajme të lidhura

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës
Botë

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës

15:35 - 24/08/26
Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur
Botë

Irani kërcënon Bullgarinë: Nëse ndihmon SHBA, do të godasim burimin e sulmit

15:10 - 24/08/26
“Përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë shkatërruese”, Presidenti iranian: Ofrojmë garanci për programin bërthamor
Botë

Presidenti iranian: Marrëveshja me SHBA mbete mënyra më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

21:30 - 23/08/26
Para
Ministria e Shëndetësisë e konfirmon: Ja sa raste të reja ka sot nga COVID19 në Shqipëri

Bilanci ditor - 2 të infektuar me Covid, 19 në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore
Aktualitet

Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore

15:56 - 24/08/26

Mbi 31 për qind e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, një tregues që sipas Partisë Demokratike dëshmon dështimin e politikave...

Lexo më shumë
Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës

15:35 - 24/08/26
Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur

Irani kërcënon Bullgarinë: Nëse ndihmon SHBA, do të godasim burimin e sulmit

15:10 - 24/08/26
Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Incidenti në Mullet/ Për një gotë alkool, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamarieri refuzoi t’i shërbente

Incidenti në Mullet/ Për një gotë alkool, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamarieri refuzoi t’i shërbente

14:32 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com