GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

A shkel dot Vuçiç në Kosovë?

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do bllokojmë çdo financim”, ministri grek: Shqipëria ta harrojë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vizita e paralajmëruar e Aleksandar Vuciq në Kosovë, nuk mund të ndodhë pa pasur leje nga institucionet e Kosovës, teksa vizita e tij vlerësohet se bëhet për të përçuar mesazhe politike, e për të provokuar institucionet kosovare.

Herën e fundit që shkeli në Kosovë, ishte viti 2018. Por, Aleksandër Vuciqi tani sapo mbaroj një takim ku nuk u arrit asgjë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, ka shprehur ambicie që ta vizitoj shtetin që nuk e njeh.

Madje, ai tha se do të vij në Gaçanicë e Prishtinë. “Do të vijë në Gracanicë… Nuk pyes Kurtin..”. Vuciq, tha se për vizitën në Kosovë nuk e pyet Albin Kurtin por popullin e tij.

Kësaj, deklarate shefi i qeverisë së Republikës së Kosovës, iu përgjigj në këtë formë. “Do ta trajtojmë me seriozitet”. Por, një vizitë në Prishtinë pa lejen e autoriteteve të Kosovës duket e pamundshme.

Një gjë të tillë e pohon edhe një njohës i protokollit shtetëror.

“Ne jemi të sigurt që zyrtarët serb nuk mund të hyjnë këtu pa miratim të institucioneve tona dhe kjo ka me ndodhur edhe në këtë rast dhe Vuciqi e ka pasur thjesht për të dhënë një mesazh sepse ai dihet në çfarë fakti është tani është në një situatë ku i del nga kontrolli edhe ajo neveri ku duket se një pjesë e popullsisë së qytetarëve atje nuk e duan politikën e Vuciqit e të listës serbe”, ka thënë Tomor Avdiaj.

Se një kërkesë e tillë, duhet të trajtohet me seriozitet, e thotë edhe Visar Ymeri, nga Instituti ‘Musine Kokalari’.

Sipas tij Kosova duhet të bëjë kujdes të shtuar me këtë çështje, teksa shton se vizitat e tilla të zyrtarëve serb, gjithmonë kanë mesazhe.

“Unë mendoj se përmes këtyre vizitave, zyrtarët serb duan të bëjnë dy gjëra, njërën anë opinionit të brendshëm politik ti flasin, pra ta mbajnë gjallë atë kartën nacionaliste që e përdorin vazhdimisht, dhe e dyta që ti vendosin institucionet e republikës së Kosovës në pozitë të quaj kështu provokuese”, ka thënë Ymeri.

Tash e shumë kohë, zyrtarët serb kanë qenë të obliguar që të kërkojnë leje sa herë që janë futur në Kosovë.

Madje një që nuk e pati përfillë këtë rregull pati përfunduar në këtë formë.

Bëhet fjalë për Marko Gjuriqin, i cili ishte arrestuar nga Policia e Republikës së Kosovës e dëbuar me pas në Serbi./RTV Dukagjini/

Etiketa: Vucic

Lajme të lidhura

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Para
“Lekët ose të vras çunin”, 23-vjeçarja shantazhohet nga ish i dashuri

“Lekët ose të vras çunin”, 23-vjeçarja shantazhohet nga ish i dashuri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com