GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Abazoviç paralajmëron sanksione shtesë kundër Rusisë

23:11 - 06/03/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Abazoviç paralajmëron sanksione shtesë kundër Rusisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mali i Zi është i gatshëm t’i zgjerojë sanksionet kundër Rusisë për të mbështetur deri në fund politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, bëri me dije të shtunën zëvendëskryeministri dhe mandatari për qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një bisedë telefonike me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas një deklarate të qeverisë së Malit të Zi, zoti Abazoviç dhe zoti Escobar shkëmbyen mendime për ngjarjet aktuale në Ukrainë dhe vlerësuan si thelbësore që vendet e Ballkanit Perëndimor të tregojnë vendosmëri në mbrojtjen e vlerave të qytetërimit dhe të qëndrojnë deri në fund së bashku me aleatët e tyre në BE dhe NATO.

“Mali i Zi është i gatshëm të zgjerojë gamën e sanksioneve për të ndjekur deri në fund politikën e jashtme të BE-së. Ne do të monitorojmë situatën me oligarkët rusë dhe do të marrim të gjitha masat në përputhje me ligjin nëse ata vijnë në Mal të Zi. Për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme të vendit, ne po kryejmë aktivitete që synojnë luftimin e ndikimeve në Mal të Zi, të cilat më parë rezultuan me dëbimin e një diplomati rus nga Ministria e Jashtme”, bëri me dije zv/kryeministri Abazoviç sipas njoftimit.

Ai po ashtu ka thënë se, Mali i Zi do të dërgojë ndihmë shtesë humanitare dhe financiare, por edhe ndihmë ushtarake, sapo të përfundojnë proceset e brendshme në vend.

Një ditë më parë Ministria e Jashtme e Malit të Zi njoftoi se kishte shpallur person të padëshiruar një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse në Podgoricë. Personi në fjalë është Viktor Antipin, oficer i zbulimit dhe punonjës i Shërbimit Informativ rus.

Antipin, sipas njoftimit të Agjensisë së Sigurimit të Malit të Zi, u takua me përfaqësuesit politikë të Frontit Demokratik, e njohur si parti pro-ruse.

“Arsyeja e marrjes së këtij vendimi është vlerësimi i organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për aktivitetet e diplomatit rus, të cilat janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi.

Mali i Zi, vitet e fundit ishte në shënjestrën politike të Serbisë dhe Rusisë, të cilët bënë përpjekje për një grusht shteti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 për ta parandaluar këtë vend ballkanik të anëtarësohet në NATO.

Gjykimi për grusht shteti në Mal të Zi u cilësua si “gjykimi i shekullit” për shkak të përfshirjes së agjencisë ruse të sigurimit shtetëror në komplotin e dyshuar.

Etiketa: Dritan AbazovicKosoveMali i ZiNATORusi

Lajme të lidhura

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan
Breaking Views

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26
Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në
Kosovë & Rajon

Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

15:27 - 20/03/26
Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Kurtin, kryeministri rrezikon…
Kosovë & Rajon

Ushtria serbe kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokim ndaj shtetit tonë

12:15 - 19/03/26
Para
Milan mposht Napolin, merr kreun e Serie A

Milan mposht Napolin, merr kreun e Serie A

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën: Rama po e largon vendin nga BE-ja
Aktualitet

Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën: Rama po e largon vendin nga BE-ja

12:19 - 21/03/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, dhe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku, kanë...

Lexo më shumë
Mori automjetin me qira dhe nuk e ktheu, vihet në pranga 24-vjeçari

Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici

12:06 - 21/03/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Nesër protestë kombëtare, PD iu drejtohet strukturave: Rama është i izoluar, detyra jonë mbetet ta rrëzojmë

11:48 - 21/03/26
Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona në Sarandë (Emrat)

Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona në Sarandë (Emrat)

11:09 - 21/03/26
Pëlqenin të njëjtën vajzë/ Sherr mes shqiptarëve në Itali, 30-vjeçari vritet me katër plumba (Emri)

Pëlqenin të njëjtën vajzë/ Sherr mes shqiptarëve në Itali, 30-vjeçari vritet me katër plumba (Emri)

10:38 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com