GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Abdixhiku: Zgjedhjet e reja në veri të bëhen me…

14:53 - 11/07/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Abdixhiku: Zgjedhjet e reja në veri të bëhen me…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtensionimi i situatës në veri, zgjedhjet e reja atje dhe hartimi i draft-statutit të Asociacionit nga ana e institucioneve të Kosovës po shihen si prioritet  nga i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit pas takimit të sotëm me pjesëtarë të shoqërisë civile dhe OJQ-ve, i cili zgjati pothuajse 3 orë, theksoi se zgjedhjet e reja në komunat veriore duhet të shkaktohen me marrëveshje politike të partive që ishin pjesëmarrëse në zgjedhje.

“Gjendja  e tanishme kërkon shtensionim në veri me qëllim të kthimit të legjitimitetit në komunat veriore. Zgjedhjet e reja duhet të organizohen, për mendimin tonë, me marrëveshje politike të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrëveshje mes LVV e PDK-së dhe katër kryetarëve atje, për dorëheqje të tyre dhe shkaktim të zgjedhjeve brenda periudhës 45 vjeçare”, tha para medieve Abdixhiku.

Përgjatë takimit, ai, ka shpalosur shtatë pika të LDK-së, si vizion për gjendjen politike e ekonomike të vendit.

“Periudha 45 ditore do të shërbejë për institucionet e Kosovës, në veçanti komunitetin ndërkombëtar, për bindjen e serbëve për pjesëmarrje në zgjedhje. Mendojmë që pozicioni i Kosovës ndërkombëtarisht është i dëmtuar jo veç për shkak të politikave të gabuara, përplasjeve e veprimeve të paprecedenta të kryeministrit Kurti me aleatët tonë, por edhe për shkak të Ministrisë së Punëve të jashtme”, është shprehur kreu i LDK-së.

Ndër të tjera, ai, ka përmendur vizionin e tyre për diplomaci, ku ka propozuar emërimin e diplomatëve në çdo kryeqendër botërore, e që sipas subjektit politik që ai e drejton, kësisoj jo veç që do të hiqen masat ndaj Kosovës, por edhe do të parashtrohen hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

Abdixhiku po ashtu ka bërë të ditur se LDK ka propozuar që Kosova ta marrë autorësinë e draft-statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ne sot prezantuam idenë që Kosova të ndërtojë një ekip profesionistësh kushtetues, të së drejtës juridike, arsimit, kulturës, e të zhvillimeve ekonomike për të ndërtuar draft statusin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Një draft statut i ndërtuar prej njerëzve më të mirë të vendit, e në autorësi të Kosovës dhe në plotni me Kushtetutën e Kosovës, karakterin unitar dhe rendin sovran të institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka bërë të ditur se LDK synon që takimet e radhës t’i zhvillojë me komunitetin akademik dhe stafin privat./RTK

Etiketa: AbdixhikuKosovaZgjedhjet e reja ne veri

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Ndahet nga jeta skulptori i njohur, Agim Rada

Ndahet nga jeta skulptori i njohur, Agim Rada

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com