GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Abonentët e internetit sërish në rritje dyshifrore

07:10 - 09/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Celularët, rritja e përdorimit të internetit nuk ndalet, 33% më shumë në janar-mars
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i abonentëve të internetit me linja fikse po rritet me ritme dyshifrore edhe këtë vit.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në fund të tremujorit të dytë numri i përgjithshëm i abonentëve arriti në 527 mijë, me rritje 11.5% krahasuar me një vit më parë. Tregu i internetit broadband nga linjat fikse në vitet e fundit është karakterizuar nga një konkurrencë në rritje, sidomos në zonat urbane, ku operatorët më të mëdhenj zotërojnë infrastrukturë të zgjeruar të ofrimit të shërbimit.

Konkurrenca mes operatorëve po shprehet përmes ofrimit të shpejtësive më të larta të lidhjes kundrejt pagesave mujore më të ulëta, por edhe duke ofruar lidhje me teknologji që ofrojnë shërbim më cilësor, si fibra optike, që ka kapacitete më të mëdha transmetimi se teknologjia me linja bakri.

Gjithashtu, në vitet e fundit një shtysë e rëndësishme po bëhet edhe përfshirja e shërbimit televiziv IPTV, veç internetit dhe shërbimit bazik të telefonisë fikse. Tashmë, numri i kontratave të internetit fiks ka arritur sa rreth 18% e numrit të përgjithshëm të popullsisë, nivel ky ende i ulët krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, që në fund të vitit të kaluar ishte rreth 33%.

Problem në Shqipëri ngelet sidomos hendeku shumë i madh në akses mes zonave urbane, ku penetrimi i internetit me linja fikse arrin në 28% dhe atyre rurale, ku vetëm 7% e popullsisë kanë një lidhje interneti me brez të gjerë. Zhvillimi i infrastrukturës broadband në zonat rurale dhe periferike deri më sot nuk është mbështetur nga mekanizma alternativë financimi, në kushtet kur nisma e lirë nuk ka stimuj për të investuar.

Konkurrenca në rritje e ka ulur ndjeshëm pjesën e operatorit më të madh Albtelecom gjatë dekadës së fundit. Në mesin e këtij viti, Albtelecom zotëronte 23.1% të totalit të abonentëve, rreth 5.2 pikë përqindje më pak krahasuar me një vit më parë.

Konkurrenti kryesor i Albtelecom në tregun e internetit po bëhet gjithnjë e më shumë Vodafone, që këtë vit ka kaluar pragun e 100 mijë abonentëve. Vodafone hyri në tregun e shërbimeve fikse në fillim të vitit 2020, me finalizimin e blerjes së kompanisë së dytë më të madhe në treg, Abcom. Që atëherë, Vodafone nisi një zgjerim me ritme të shpejta në këtë segment dhe tashmë zotëron pothuajse 20% të tregut, me rreth 105 mijë abonentë.

Operatori i tretë më i madh në treg është Tring (ASC) që në fund të muajit qershor kishte rreth 60 mijë abonentë ose rreth 11.3% të tregut. Vijon Abissnet me 8%, i ndjekur nga Digicom me 4.5% dhe Nisatel me 3.5%. Sipas vlerësimeve të AKEP, operatorët më të vegjël, të marrë së bashku, zotërojnë të gjithë rreth 30% të përdoruesve totalë të tregut./E.Shehu

Burimi: AKEP
Burimi: AKEP

monitor

Etiketa: cmimdyfishohetinternet

Lajme të lidhura

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Para
Këto zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike ditën e nesërme

BERZH i jep hua 70 milionë euro OSHEE-së për përballimin e pasojave të pandemisë

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com