GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzim me tenderat, pezullohet nga detyra prefekti i Bashkisë Kukës

09:53 - 06/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzim me tenderat, pezullohet nga detyra prefekti i Bashkisë Kukës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur pezullimin nga detyra të Prefektit të Kukësit, dhe njëkohësisht ish-nënkryetarit të Bashkisë, Granit Gjana.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka caktuar masën e sigurimit personal ndalues të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në ngarkim të personin nën hetim Granit Gjana, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime paraprake në kuadër të procedimit penal nr.133 të vitit 2023, për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal.

Nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi nën hetim Granit Gjana, në cilësinë e zv/kryetarit të Bashkisë Kukës, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal. Ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023. Për pasojë shtetasi nën hetim G. Gj. ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “Ufo Cengu” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm.
Në vijim të hetimeve, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 133, datë 01.12.2023 ka vendosur:
– Caktimin e masës së sigurimit personal ndalues të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në ngarkim të personin nën hetim G. Gj., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal, duke u ndaluar plotësisht i hetuari G. Gj., në ushtrimin e detyrës pranë Prefekturës Kukës.
Kjo masë sigurimi është ekzekutuar nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Kombëtare të Hetimit në datën 05.12.2023.

Etiketa: Kryesore1Kukësshkarkohet Prefekti

Lajme të lidhura

Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja: Korrupsioni në qeverinë Rama rrezik për integrimin në BE
Aktualitet

Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja: Korrupsioni në qeverinë Rama rrezik për integrimin në BE

08:03 - 11/02/26
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:30 - 10/02/26
U kap me 8 kg kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Aktualitet

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria

15:21 - 10/02/26
Para
Abuzimet me tendera në bashkinë e Kukësit, si e denoncoi Gijotina.com muaj më parë

Abuzimet me tendera në bashkinë e Kukësit, si e denoncoi Gijotina.com muaj më parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 11 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:15 - 11/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja: Korrupsioni në qeverinë Rama rrezik për integrimin në BE

Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja: Korrupsioni në qeverinë Rama rrezik për integrimin në BE

08:03 - 11/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shkurt 2026

07:38 - 11/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 11 Shkurt 2026

07:33 - 11/02/26
“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

22:54 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com