GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzim me tenderat, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiaken e Patosit dhe 6 të tjerë

14:13 - 28/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzim me tenderat, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiaken e Patosit dhe 6 të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakes së Patosit  dhe 6 të pandehurve të tjerë të akuzuar për abuzim me tenderat.

Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj akuzohen për veprën penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa Vangjel Nushi, Boreta Murati dhe Arben Manoku, akuzuar për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 17.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për dërgimin në gjyq të proçedimit penal Nr.82, të vitit 2021, me të pandehur Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të akuzuar për veprën penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë”, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021), si dhe të pandehurit Vangjel Nushi, Boreta Murati dhe Arben Manoku, akuzuar për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 82, datë 28.06.2024 vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr.82, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve:

Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Vangjel Nushi, Boreta Murati, Arben Manoku, të cilët akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short.

Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Etiketa: kryebashkiekePatosSpak

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Veliaj flirton me drejtorët hajdutë nga media e inceneratorëve

Denoncimi: Veliaj harxhoi 100 mijë franga për një fundjavë në Zvicër me drejtorët e “5D”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26

I pyetur nga të rinjtë lidhur me korrupsionin, kryeministri Rama tha se perceptimi i tij është më i madh sesa...

Lexo më shumë
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com