GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Abuzim me ushqimin e çerdheve, Qosja i Kavajës anulon tenderin 2 herë

14:20 - 20/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzim me ushqimin e çerdheve, Qosja i Kavajës anulon tenderin 2 herë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për hir të përfitimeve nga fondet, po abuzohet me shëndetin e fëmijëve të çerdheve. Shqetësimi i prindërve është lidhur shpesh me ushqimet që konsumojnë fëmijët e tyre në kopshte dhe çerdhe. Fjala është për tenderët e ushqimeve. Mishi, orizi, djathi, makaronat, ushqime që, sipas prindërve, pavarësisht standardit të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me kaloritë që duhet të marrin fëmijët në një vakt ushqimor, janë të pakonsumueshme, të skaduara ose blihen në mënyrë abuzive, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e të vegjëlve.

Një situatë e tillë po ndodh në Bashkinë e Kavajës, kryetari i së cilës vazhdon të këmbëngulë në një tender që është anuluar dy herë për abuzime dhe parregullsi.

Konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Furnizimi me ushqime për kopshte, çerdhe dhe konviktorë”, që mban firmën e Fisnik Qoses.

 

Në dokumentet standarde të tenderit tregohet se do të blihen 55 artikuj ushqimorë të ndryshëm, ku për secilin përcaktohet si duhet të jetë paketimi.

Por, në asnjë pikë të tenderi nuk tregohet se si do të bëhet kontrolli për sigurinë e këtyre produkteve. Deri më tani nuk ka asnjë ofertues dhe asnjë fitues për këtë tender. Kjo vjen për shkak se dokumentet mbi kriteret kanë probleme. Duke parë problemet e këtij prokurimi, Open Data Albania e ka shënuar me “Flamur të kuq”

Dhe me sa duket, për shkak të prapaskenave që thur Bashkia Kavajë, të vegjlit mund të mbeten pa ushqime në kopshte dhe çerdhe.

Por, edhe në ato raste kur bëhet furnizim, sikur e përmendëm pak më lartë, është i pasigurtë dhe jo i shëndetshëm.

Ankesat e prindërve  kanë të bëjnë kryesisht me standardet e produkteve ushqimore që konsumojnë të vegjlit. Prindërit pohojnë se fëmijët e tyre kanë refuzuar ushqimin që iu gatuhet në mensat e këtyre institucioneve publike. Orizi nuk zien, makaronat nuk kanë shije, fasulet nuk ziejnë, janë të përziera, djathi nuk ka shijen e tij karakteristike. Në shumë raste edhe mishi nuk është i konsumueshëm.

Ndërsa, fëmijët kanë shumë ankesa në lidhje me produktet ushqimore që u serviren nga kuzhinat e çerdheve dhe të kopshteve, ndërsa nxënësit më të rritur të konvikteve të shkollës së Mjeshtërisë Sportive dhe asaj profesionale, pothuajse e kanë braktisur mensën e konvikteve.

Lexo edheFisnik Qosja: Ja pse Bashkia e Kavajës paguan inceneratorin e Tiranës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimankesaanulimbashkiakavajcerdhe ushiqimeopen data alabaniaqosjatender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
2 mijë euro për të liruar të dënuarin, SPAK çon për gjykim oficerin

Korrupsioni në bashkinë Dimal, ja sa vite burg kërkon SPAK për 5 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

Rikthehen punimet e seancës pas pushimit, e cila ka nisur me kërkesën e PD që të përjashtohet Taulant Balla pasi...

Lexo më shumë
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com