Prefekti i Kukësit, Granit Gjana, është pezulluar nga detyra nga SPAK për shkak të abuzimeve me tenderat.
Granit Gjana ishte nën hetim që kur shpërtheu skandali i Safet Gjicit, pasi në atë kohë ishte personi që u mor me tenderin që do fitonte Alma Kacci.
Granit Gjana ishte nënkryetar i Bashkisë së Kukësit. Por pavarësisht se ishte nën hetim, qeveria e bëri prefekt.
Për abuzimet e bëra në këtë bashki, Gijotina.com ka denoncuar shumë kohë më parë. Me poshtë mund të ndiqni shkrimin mbi këto abuzime që në Maj të këtij viti.
Gijotina.com ka denoncuar disa herë vendimet e njëanshme të Komisionit të Prokurimeve Publike, të cilat favorizonin firmën “Kastrati Group”. Ky komision, me në krye Jonaid Myzyri, këtë herë ka marrë dy vendime të cilat tregojnë hapur lojërat që bëhen duke lejuar abuzimet në tendera. Bëhet fjalë për prokurimin me Nr. REF- -56811-01-24-2023 dhe objekt: “Blerje karburanti” me fond limit 21.000.000 lekë pa TVSH. Zhvilluar me datë 09.02.2023 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Kukës.
Por kontrata e plotë është publikuar në SPE e Agjencisë së Prokurimeve Publike me datë 20 shkurt 2023. Pra “Ufo Cengu” SHPK është njoftuar që më datë 13 shkurt, ndërsa Bashkia Kukës u kujtua ta regjistrojë kontratën 7 ditë më vonë.
Kjo është një lëvizje për të shmangur ankesat.
Sepse për këtë lloj procedure ankesat duhet të bëhen brenda 7 ditëve nga njoftimi i kualifikimeve. Dhe kështu ka ndodhur, për të qenë brenda afatit, “Ufo Cengu” SHPK me 15 shkurt, dy ditë pasi u njoftua është skualifikuar.
Mirëpo Bashkia nuk e kishte vënë ujin në zjarr dhe kontrata nuk ishte publikuar ende. Pikërisht në këtë pikë kapet dhe Jonaid Myzyri me stafin e tij. KPP shprehet në një vendim të datës 24 mars 2023 se, ky denoncim nuk është i vlefshëm sepse është bërë me datë 15 shkurt 2023. Ndërsa kontrata e fituesit u publikua me datë 20 shkurt. Pra, ankesa hidhej poshtë sepse është bërë para afatit!!!
Megjithatë më tutje në vendim, KPP arsyeton se pretendimet e ankimuesit për faktin se operatorët nuk janë trajtuar si të barabartë qëndrojnë.
Por, këtu gafën e ka bërë vetë komisioni. Konkretisht në dhënien e vendimit ka ngatërruar objektin e prokurimit. Duke thënë se nuk pranon ankesën për prokurimin me Nr. REF-560461-01-16-2023, me objekt: “Blerje makine teknologjike” me fond limit 13.661.914 lekë pa TVSH. Që në fakt është një tjetër kontratë. Por, shprehet se qëndrojnë një pjesë e ankesës më sipër, pra denoncimi për blerjen e karburantit.
Vendimi i dytë
Ndërkohë që ankimuesit iu dorëzua ky vendim i pasaktë, pas një jave KPP u kujtua të ndreq gafën e bërë. Kështu me datën 5 maj ka përpiluar një tjetër vendim. Ku kësaj here rrëzon edhe aprovimin e parë për një pjesë të ankesës “Ufo Cengu” SHPK. Dhe lejon Kastratin të vjedhë tenderin 210 milionë lekë nga Bashkia Kukës.
Në këtë vendim, duke kundërshtuar vendimin e parë, Myzyri me stafin e tij rrëzojnë denoncimin e bërë, edhe pse më herët konstatuan parregullsi.
“Të mos pranojë ankesën e operatorit ekonomik “Ufo Cengu” SHPK me nr. 315/2023 protokolli dhe me numër ankimi elektronik A/2023/2883 për procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur”, me Nr. REF-56811-01-24-2023, me objekt: “Blerje karburanti” me fond limit 21.000.000 lekë pa TVSH, zhvilluar me datë 09.02.2023 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Kukës”,
Ndërsa në foton më poshtë tregon qartë gafën që ka bërë dhe tenton ta rregullojë më një ndryshim kaq të madh, që shkakton shumë dëme dhe bëhet pro e abuzimit.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post