GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Abuzimet me tenderët në rritje, 66 ankesa brenda një muaji në KPP

09:58 - 01/02/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzimet me tenderët në rritje, 66 ankesa brenda një muaji në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abuzimet me tenderët në vendin tonë po shtohen si “kërpudhat pas shiut”, madje dhe Gijotina.com ka denoncuar me raste konkrete dhe dokumente vërtetuese aferat korruptive që bëhen nga institucionet publike përmes kontratave tenderuese. Tashmë vetë KPP ka treguar në rapotin e publikuar së fundmi se vetëm në dhjetor të vitit 2021 janë paraqitur 66 ankesa nga kompani të ndryshme, për shkelje që ka bërë autoriteti kontraktues me tenderët. Madje theksohet se ka dhe më shumë se 2 ankesa për të njejtin tender.

Më tutje, referuar vendimmarrjeve të KPP-së, rezulton se 31 prej këtyre ankesave apo rreth 50% e tyre janë pranuar. Kjo do të thotë se, ky dikaster i ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vendosjes së kritereve për të marrë pjesë apo për t’u kualifikuar në një tender për punë, mallra apo shërbime, duke rrëzuar institucionet shtetërore, që shpesh herë janë kritikuar për vendosjen e kritereve selektive, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve të paracaktuar.

Ndërkaq, nuk mungojnë as rastet kur Komisioni i Prokurimit Publik iu ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vlerësimit të ofertave, duke pranuar ankesat e tyre. Në këtë kuadër, edhe Agjencia e Prokurimit Publik ka nxjerrë dje një rekomandim për institucionet në drejtim të hartimit të procedurave, për shpenzimin e parave publike.

Kujtojmë se, rekomandimi bazohej në verifikimin e ligjshmërisë për procedura prokurimi, të zhvilluara gjatë periudhës 2019-2020, ku ishin konstatuar një sërë shkeljesh dhe mangësish, kryesisht në drejtim të përllogaritjes së fondit limit, por edhe vendosjes së kërkesave të veçanta të kualifikimit, që shpesh herë janë konsideruar të qëllimshme për favorizimin e operatorëve të caktuar ekonomikë dhe skualifikimin e të tjerëve.

Madje, vetëm disa ditë më parë miratoi edhe udhëzuesin e konfliktit të interesit, duke synuar shmangien e cenimit të paanësinë dhe pavërtetësinë në vendimmarrjen e procedurës së prokurimit.

Etiketa: abuzimeankesaKPPtender

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
E rëndë/ Makina plot me njerëz përfundon në lumin Shkumbin

E rëndë/ Makina plot me njerëz përfundon në lumin Shkumbin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

12:09 - 12/03/26

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë Tiranë Për vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar për heqjen e imunitetit, Ambasada Gjermane...

Lexo më shumë
Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

11:58 - 12/03/26
Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

11:42 - 12/03/26
Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim

Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim

11:27 - 12/03/26
Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

11:13 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com