GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzimi me tenderat e uniformave, merren në pyetje zyrtarët e ministrisë së Brendshme

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzimi me tenderat e uniformave, merren në pyetje zyrtarët e ministrisë së Brendshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aurora Mulla, inxhiniere tekstile në Policinë e Shtetit dhe Ylber Pjetërnikaj, zyrtar në Ministrinë e Brendshme po merren në pyetje si persona nën hetim për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Pjetërnikaj ka rezultuar të ketë hequr firmën nga tenderi, teksa ka pretenduar se kishte refuzuar të firmoste për shkak të parregullsive që kishte konstatuar, e nga ana tjetër edhe zyrtarja e Policisë ka treguar se është tërhequr nga procedurat për shkak të këtyre parregullsive, megjithatë, në asnjë rast këta persona nuk i kanë denoncuar këto shkelje.

Dyshimet e SPAK për shkelje janë ngritur dhe më shumë edhe nga dëshmitë e marra nga personat e tjerë të paraburgosur për këtë çështje.

Më herët, GjKKO la në fuqi masën “arrest me burg” për Edlira Naqellarin, ish-drejtoreshën e Prokurorimeve Publike, e cila përfundoi pas hekurave pas zbulimit të tenderit abuziv me uniformat e policisë. Naqellari kishte kërkuar zbutje të masës së sigurisë, por kjo kërkesë u refuzua.

Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10 korrik, ku u arrestuan ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar, Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë “zbërthyer” skemën e abuzimit me tenderin.

Etiketa: tenderauniforma blu

Lajme të lidhura

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus
Aktualitet

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë
Aktualitet

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
Para
Bayern me sytë nga ‘Allianz Stadium’, shumë afër transferimit të lojtarit të Juventus

Theu rregullat e Covid-19, Kombëtarja përzë mesfushorin e Juventus

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Tetor 2026

07:24 - 30/10/26

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni me te plotësuar se kurrë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 30 Tetor 2026

07:21 - 30/10/26
Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

22:57 - 29/10/26
Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

22:24 - 29/10/26
Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com