GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzimi me tenderat, GJKKO çon për gjykim dosjen ndaj dy zyrtareve

13:03 - 13/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzimi me tenderat, GJKKO çon për gjykim dosjen ndaj dy zyrtareve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim të ish-sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro si dhe specialistes, Laureta Shteto.

Togat e zeza të GJKKO-së pranuan kërkesat e të pandehurave për gjykim të shkurtuar.

Dy ish-zyrtaret akuzohen për korrupsion teksa Duro sipas SPAK mori 330 mijë lekë të reja për të favorizuar kompaninë “DRICONS” në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Duro nuk ka pranuar akuzën dhe ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën, por ndryshe arsyetoi organi i akuzës që thotë se disponon prova ndaj ish-zyrtares.

Sipas SPAK, Joana Duro, shumën e parave e ka marrë si ryshfet nga Vladimir Topi administratori i kompanisë me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë ishte shpallur më datën 1 qershor të këtij viti, ndërsa SPAK ndërhyri më datën 2 teksa u dha rryshfeti. Kompania DRICONS është shpallur fituese me ofertën 672 mijë lekë.

Në seancë, Joana Duro, përveç faktit se nuk ka pranuar akuzën, ka kërkuar rikualifikim të veprës penale, nga korrupsion të funksionarëve të lartë shtetëror në korrupsion të funksionarëve publik, duke sjellë si situatë krahasuese Alqi Bllakon që akuzohet për inceneratorët. Gjykata e rrëzoi kërkesën e Duros, duke arsyetuar se për rikualifikimin e veprës penale nuk mund të sillet si referencë rasti i Alqi Bllakos pasi nuk ka një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë lidhur me këtë çështje.

Etiketa: GJKKOJoana DuroKryesore1Laureta Shtetoministria e shendetësise

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Shqipëria “macja e zezë“ për Santos, Polonia shkarkon trajnerin

Shqipëria “macja e zezë“ për Santos, Polonia shkarkon trajnerin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com