GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Açka: Kulla pas Operas zhveshi revolucionin e Foltores

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Açka: Kulla pas Operas zhveshi revolucionin e Foltores
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Flutura Açka, e pozicionuar në krah të Lulzim Bashës në përplasjet që kanë ndodhur në PD, përmes rrjeteve sociale i ëhstë bashkuar debatit lidhur me kullën që do të ngrihet në lulishten pas TOB.

Açka shkruan se Tirana është sot një qytet i pajetueshëm, si nga cilësia e ajrit dhe mjediseve, nga trafiku e kushte minimale të jetës kolektive, nga mungesa e shërbimeve në raport me numrin e popullsisë, por edhe nga shëmtia që ia ka veshur si qysh babëzia e papëbajtshme që ka shoqërur sistemin e ndërtimeve, i vetmi sektor që siguron e pastron miliardat.

“Deri dje akuzonin Bashën si të blerë nga Rama, por kulla pas Operas zhveshi edhe revolucionin e Foltores

Tiranët dhe ‘tiranasit’ që po e ndërtojmë dhe shkatërrojnë njëherësh, po bëjnë krimin më të madh që i është veshur politikës, sepse është një krim, ndëshkimi për të cilin nuk ka asnjë vlerë, sepse i ka dhënë già fytyrën e tyre asaj”, shkruan ajo.

Postimi nga Flutura Açka

“Tiranë të vranë të njëjtët tiranë

Njëherësh me namin që po qarkullon për fat Europës si një perlë e panjohur e Europës për bukuritë natyrore, po ulen me të njëjtën shpejtësi hapësirat e gjelbra, veçmas të qyteteve, e veçmas Tiranës.

Përtej entuziazmit të politikës së “klubit të barsetave” që ka ngulfat Tiranën politikisht, financiarisht, kulturalisht e moralisht, i tillë që do të mbetet përjetë objekt barcoletah, Tirana është sot një qytet i pajetueshëm, si nga cilësia e ajrit dhe mjediseve, nga trafiku e kushte minimale të jetës kolektive, nga mungesa e shërbimeve në raport me numrin e popullsisë, por edhe nga shëmtia që ia ka veshur si qysh babëzia e papëbajtshme që ka shoqërur sistemin e ndërtimeve, i vetmi sektor që siguron e pastron miliardat.

Deri dje akuzonin Bashën si të blerë nga Rama, por kulla pas Operas zhveshi edhe revolucionin e Foltores

Tiranët dhe ‘tiranasit’ që po e ndërtojmë dhe shkatërrojnë njëherësh, po bëjnë krimin më të madh që i është veshur politikës, sepse është një krim, ndëshkimi për të cilin nuk ka asnjë vlerë, sepse i ka dhënë già fytyrën e tyre asaj.

Por këto kulla janë banka e pushtetit të PS-së me të cilat blejë votat që grabisin për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, pasi kanë lënë nën minimumin jetik 43% të tyre; me të cilat blejnë edhe Opozitë për t’u shitur demokratë të mëdhenj europianë; me të cilën blejnë media që i kushton emisione të tëra këtyre bukurive phallo-ike të qendrës së Tiranës; me të cilat poshtëron administratën dhe korrupton të gjithë sistemin; me të cilat ble luksin e shfrenuar të pushtetit që riciklon me forcën e parasë kriminale sërish pushtet.

Kjo – banka në duart të klubit të barsetave – është e vetmja siguresë që mban miqësinë politike mes kreut të qeverisë dhe kreut të bashkisë. Juniori është vazhdim i sinjorit shkatërrues të Tiranës, urrejtësit më të mëdhenj të identitetit të saj, gjithaq i brishtë nga kohërat si kryeqytet jo shumë jetëgjatë.

Etiketa: Açkafoltorekulla

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet
Aktualitet

Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet

13:25 - 23/08/26
Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz
Aktualitet

Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

13:05 - 23/08/26
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Në janar iu caktuan masa sigurie, sot shef i Qarkullimit në Sarandë! Këtu shpërblehen problematikët

11:59 - 23/08/26
Para
Emri/ Kapet me armë me silenciator, doreza e kapuç. Detajet

Emri/ Kapet me armë me silenciator, doreza e kapuç. Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet
Aktualitet

Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet

13:25 - 23/08/26

Profesori amerikan i ekonomisë Steve Hanke ka reaguar sërish në lidhje me protestat në Shqipëri, duke bërë thirrje për largimin...

Lexo më shumë
Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

13:05 - 23/08/26
CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë

Irani kërcënon me bllokimin e Hormuzit, mesazhi i prerë: Nuk do të kalojë asnjë pikë nafte!

12:44 - 23/08/26
Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

12:20 - 23/08/26
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Zhupa: Në janar iu caktuan masa sigurie, sot shef i Qarkullimit në Sarandë! Këtu shpërblehen problematikët

11:59 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com