GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Açka: Në PD, duhet strukturë europiane. Jo më me…

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Flutura Açka akuzon Ramën: Kërcënime prej xhelati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Flutura Açka deklaroi se Partia Demokratike ka nevojë që të hapet duke shtuar se deri më tani ka qenë një parti e kryetarit.

Teksa foli për përçarjen në PD, teksa ishte e ftuar në televizionin “News 24” Açka theksoi se partia ka nevojë të bashkohet, por sipas saj kjo duhet të realizohet në rrugë të ndershme dhe në transparencë të plotë.

“Unë jam pro procesit. Unë kam votuar në Elbasan. Zoti Basha nuk është provuar pa tutelë. Duhet të shohim sepse nuk ka edhe shumë shanse. Sot ka një dozë idealizimi që merr përsipër sot të sjellë një ndryshim.

Basha duhet të ndërrojë lëkurë politike, duhet të flasë publikisht për çështje që kanë lidhje drejtpërdrejt me fatin e demokratëve. Ka ardhur momenti që ai që nga sot të flasë për gjithë çështjet që ngre ajo pjesë e opozitës.

Gjërat duhet të jenë mbi tavolinë që të marrë besueshmërinë e demokratëve. Basha duhet të ngrejë një strukturë europiane, deri tani ka qenë parti kryetari. Basha ka një përgjegjësi shumë të madhe duhet të hapë rrugën që të krijohen figura të reja.

Nëse nga shtatori partia nuk hapet, atëherë kjo parti nuk ka shanse shumë. Basha nuk mund t’i bëjë këto pa një figurë të re e të mençur. Nuk jam pjesë e procesit të tij, por di të them që kur dikush nis një aksion politik duhet të ketë të qartë platformë dhe nuk mund të bëhen gjerat nga inati.

Demokracia gatuhet në bazë dhe ne jemi ndarë shumë nga baza. Si parti politike kemi kaluar shumë momente të vështira. Kur jemi në liri dhe njerëzit vendosin të lirë, ka me mijëra njerëz që besojnë tek ne. Grupi parlamentar ka punuar shumë dhe ka mbajtur zemrën e kësaj partie por pas 14 majit nuk mund të ketë të njëjtën linjë.

Qendra duhet të punojë, strukturat institucionet duhet të funksionojnë. Shqiptarët nuk kanë besim tek e djathta. Kemi humbur besimin e shqiptarëve. Kanë 30 vite që e provojnë Sali Berishën, nuk mund të vijmë në pushtet me Sali Berishën.

Edhe Basha nuk është një fytyrë e re, por sot është pa ndikim. Edhe pse e dimë që ka shumë pak kohë. Nëse ka një gjë që e qetëson Ramën është pikërisht ky konfuzioni në PD. Ka qenë kaq bujar me Foltoren dhe kjo ka qenë më qëllim.

Berisha mendoj se është aty i ndihmuar nga Rama. Unë them se kjo ringritje që shpresoj se është ringritje,. PD duhet të hapet. PD duhet të ndryshojë tërësisht nga gjithçka ka ndodhur deri më tani, ndryshe duhet të ikë në shtëpi dhe të mos na lodhë më.

Demokrati me demokratin është armik, dhe Rama mbetet kundërshtar, e kupton se ku jemi ne sot dhe kjo duhet të ndryshojë”, tha ndër të tjera Flutura Açka./BW

Etiketa: Flutura AckaPD

Lajme të lidhura

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë
Aktualitet

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e njohur
Aktualitet

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

11:56 - 06/10/26
Para
Ancelotti: Largimi i Benzema? Edhe kur iku CR7, Reali…

Ancelotti: Largimi i Benzema? Edhe kur iku CR7, Reali...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë
Aktualitet

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26

Partia Demokratike ka reaguar për shtyrjen e Censusit të Bujqësisë, duke deklaruar se ky vendim tregon, sipas saj, se qeveria...

Lexo më shumë
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e njohur

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

11:56 - 06/10/26
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

11:29 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com