GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Administrata në fushatë për zgjedhjet, Kuvendi kërkon raport të veçantë për monitorimin dhe përfshirjen

08:50 - 31/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Administrata në fushatë për zgjedhjet, Kuvendi kërkon raport të veçantë për monitorimin dhe përfshirjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sjellja e administratës gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e prillit të këtij viti do të raportohet në një dokument të veçantë.

Kjo do të bëhet pas përpunimit të të dhënave nga institucionet që kanë qenë të ngarkuara me monitorimin e tyre, si ato ku janë të punësuar edhe ato të rekrutimit e mbikëqyrjes.

Edhe pse tingëllon disi ironike në kushtet kur zakonisht pjesëmarrja e administratës “imponohet” nga drejtuesit, sërish Kuvendi ka kërkuar një raport të veçantë mbi këtë tematikë.

“Në bashkëpunim me institucionet që punësojnë nëpunës civilë, të hartojë një raport të posaçëm me gjetjet nga monitorimi i sjelljes së nëpunësit civil gjatë periudhës zgjedhore për vitin 2021 dhe t’i vihet në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë” thuhet në dokumentin e Kuvendit. Detyra i është lënë Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Thuajse të gjitha institucionet në faqet e tyre të internetit gjatë periudhës së zgjedhjeve kërkuan që të raportoheshin të gjitha rastet kur vinin re punonjës të administratës të përfshirë në zgjedhje por praktikisht stafet politike të punësuar në institucionet publike nuk kanë munguar në organizimet elektorale.

Komisionerit në projektrezolutë i janë ngarkuar edhe një sërë detyrash të tjera të tilla si të hartojë një analizë të detajuar të shkaqeve për vakancat e paplotësuara në pozicionet e shërbimit civil, në institucionet e pavarura, administratën publike dhe institucionet e vetëqeverisjes vendore.

Po kështu të bëhen përpjekje, për vijimin e asistencës dhe këshillimit të njësive përgjegjëse të administrimit të shërbimit civil në nivel vendor, për zbatimin e ligjit gjatë procesit të hartimit dhe miratimit të strukturave finale, hartimit dhe miratimit të përshkrimit të punës.

Një tjetër pikë nënvizon se Komisioneri duhet të ushtrojë mbikëqyrje konsistente ndaj institucioneve përgjegjëse të administratës publike, në lidhje me proceset e rekrutimit, ngritjes në detyrë dhe shkarkimit, me qëllim sigurimin e zbatimit korrekt të standardeve ligjore.

Nga ana tjetër të vlerësohet ndikimi i punësimit të studentëve të ekselencës duke referuar numrin konkret të këtyre studentëve që janë aktualisht pjesë e shërbimit civil. Në fund Kuvendi kërkon që Komisioneri të angazhohet në zbatimin në terma konkrete të marrëveshjes midis KMSHC dhe KLSH në të gjitha pikat e saj, duke koordinuar gjetjet nga auditimi dhe inspektimi, me qëllim mbulimin me kontroll të administratës publike, në nivel qendror dhe vendor./ monitor

Etiketa: administrataKuvendimonitorimpunesime

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
KAS rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë dhe Elbasan

KAS rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë dhe Elbasan

TË FUNDIT

Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë
Breaking Views

Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

21:21 - 20/02/26

Pranë Parlamentit dhe Xhamisë së Namazgjasë vijon të hidhet molotovë e gaz lotsjellës. https://youtube.com/shorts/5UaF_okLkGQ?si=gUZAiTbveH1ZE6hW Nga pamjet shihet një moment shumë...

Lexo më shumë
Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

21:08 - 20/02/26
Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

20:51 - 20/02/26
“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

20:34 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com