GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Adrian Çela i OSHEE-së harxhon gjysmë mln euro për letra dhe zarfe në kohën e email-it

18:57 - 25/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Adrian Çela i OSHEE-së harxhon gjysmë mln euro për letra dhe zarfe në kohën e email-it
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka hapur thirrjen për tenderin më vlerë 494 mijë euro për blerje kancelarie për 12 muaj, në një kohë që ka marrë borxhe nga qeveria për shkak të keqmenaxhimit të rezervave energjitike dhe shumë parregullsive të tjera.

Tenderi më numër REF-26060-04-21-2022 përfshin blerje për zarfe, materiale A4 dhe llastiqe të cilat krijojnë shumë pikëpyetje se si do shpenzohen gati gjysmë milion euro për mallra me vlerë monetare shumë të ulët.

Le ti rikthehemi tenderit dhe të ndalemi tek provat të cilat nuk e kanë herën e parë që pasqyrojnë problemet e korrupsionit në këtë ndërmarrje shtetërore e cila është një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë. Tek dokumentat e tenderit shkruhen materialet me të cilat duhet të furnizojë kompania fituese OSHEE Group.

Në tender ka porosi pa fund për zarfa, për letra formati dhe për llastik. Kush ka bërë një fotokopje dokumenti apo ka blerë një zarf e di se vlera e tyre është e papërfillshme dhe me vlerën 494 mijë euro mund të blihen letra pa fund.

Por këtu del problemi sepse pagesat e energjisë elektrike bëhën me anë të librezës që disponojnë konsumatorët. Mos të harrojmë që përdorimi i letrës sa vjen dhe ulet nëpër institucione ku kulmi është fakti se qytetarët nuk  marrin më fatura prej letre por paraqiten pranë pikave të pagesa për të kryer pagesën me anë të librezës që disponojnë.

Element tjetër që bie në sy tek kriteret e vendosura nga OSHEE-ja, e theksuar në tender është edhe fakti se fituesi duhet të ketë në pronësi ose me qera 3 makina në emër të kompanisë i cili është kriter i parëndësishëm në një procedurë të tillë duke ngjallur dyshime të forta për sjelljë klienteliste në shpalljen e fituesit.

Kjo ndërmarrje me kapital shtetëror është vënë disa herë në qendër të akuzave nga mediat për abuzime me paratë publike ndërkohë sfondi i kësaj kompanie ngelet i errët sepse nuk ka pasqyruar bilancet vjetore, mbajtja e të cilave sipas ligjit është e detyrueshme. Madje nuk janë regjistruar as pronarët edhe kjo një provë tjetër e shkeljes së ligjit.

Në vitin 2022, qytetarët shqiptarë duhet të mbajnë në kurriz borxhet që gjeneron kjo kompani sepse tetorin e kaluar ka marrë borxhe nga qeveria, një ndërmarrje që nuk përdor laps dhe letër por harxhon lekë për t’i blerë. Ajo që fshihet mbas mosdeklarimit të bilanceve është e vërteta se sa kanë qënë të ardhurat dhe shpenzimet dhe si është bërë menaxhimi i tyre. Viti i fundit i kësaj kompanie i deklaruar në QKB është me humbje duke treguar shkallën e ulët të efikasitetit dhe problemet e pafundme që ka kompania prej menaxhimit të dobët.

Shqipëria është në krizë financiare ndërkohë që kompanitë shtetërore nuk ndalin vrullin me tendera të cilët që nga fillimi mbartin rrezik për korrupsion dhe favorizim kompanish.

Etiketa: 494 mije euro590 mln lekeAdrian Celakryesore2OSHEEtender per zarfa dhe letra

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Detaje të reja nga atentati në Pogradec, i plagosur dhe njëri nga autorët

Detaje të reja nga atentati në Pogradec, i plagosur dhe njëri nga autorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com