GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aeroporti i Vlorës, ja çfarë i kërkohet Ramës nga Konventa e Bernës

18:24 - 14/09/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Aeroporti i Vlorës, ja çfarë i kërkohet Ramës nga Konventa e Bernës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komiteti Drejtues i Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Europë, e njohur shkurt si Konventa e Bernës, i ka kërkuar të enjten qeverisë shqiptare që të pezullojë punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës – një projekt i kundërshtuar gjatë nga organizatat mjedisore vendase dhe ndërkombëtare.

Në rekomandimin 219, Konventa e Bernës thotë se kërkesa për pezullim punimesh u mor pas shqyrtimit të një sërë dokumentesh dhe një vlerësimi në mjedis të situatës.

“Duke marrë parasysh që Zona e Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe rrethinat e saj, janë strehë për specie shtegtare, shpendë uji dhe specie të tjera të rralla që mbarështohen në tokë të mbrojtura nga Konventa e Bernës, AEWA (Marrëveshja Euro-Afrikane për shpendët shtegtarë të ujit) dhe Konventa për Speciet Shtegtare dhe të vetëdijshëm për ndikimin e parashikueshëm ekologjik të projektit të aeroportit në këtë tempull unik të natyrës,” thuhet në arsyetimin e vendimit.

Vendimi i Konvetës së Bernës u bë publik të enjten në një konferencë shtypi nga shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë AOS dhe EuroNatur.

Annette Spangenberg, drejtuesja e Ruajtjes së Natyrës pranë EuroNatur u shpreh se pozicioni i qartë i vendeve anëtare të Konventës së Bernës, përfshi Bashkimin Europian, ishte një mbështetje e rëndësishme. “Shqipëria ka nënshkruar edhe këtë konventë evropiane për ruajtjen e natyrës – nëse qeveria nuk i përmbahet asaj, kjo nuk do e tregonte Shqipërinë në një dritë të mirë. Rekomandimi i Konventës së Bernës sigurisht që do të gjejë rrugën e tij në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian,” tha Spangenberg.

Në fakt ky nuk është rekomandimi i parë që Shqipëria merr nga Konventa e Bernës për të pezulluar punimet deri në një vlerësim të duhur mjedisor, por kjo është hera e parë që Konventa shprehet me një vendim. “Edhe më herët në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Konventës së bernës vitin e kaluar, aeroporti ishte temë diskutimi, tani në rekomandimi është vendosur dhe Shqipëria është informuar për këtë,” thuhet në komunikatën për mediat shpërndarë nga organizatat mjedisore.

Shqipëria e ka firmosur Konventën e Bernës në vitin 1995 dhe është bërë anëtare e plotë e saj në vitin 1999.

Kontestimet nga aktivistët mjedisorë për aeroportin e Vlorës nisën menjëherë sapo planet e qeverisë për ndërtimin e tij morën formë në vitin 2021, duke kundërshtuar procedurën dhe po ashtu Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të cilin e cilësuan farsë. Në fakt, mjetet e rënda të kompanive ndërtuese dhe punimet në rrugët e zonës filluan ende pa u përmbyllur procedurat e dëgjesave publike, ndërsa organizatat mjedisore akuzuan për një mori gabimesh e shkeljesh në VNM-në e hartuar për këtë qëllim.

Projekti i aeroporti i Vlorës ishte një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty përpara pavarësisht se vetë studimet e qeverisë e vlerësuan atë të paleverdisshëm nga ana ekonomike, me risqe të larta dhe normë të ulët të kthimit të investimit. Për të nxitur investimin qeveria mori përsipër që të kompensojë të ardhurat e munguara të investitorëve privatë, duke vënë në dispozicion të projektit rreth 138 milionë euro të taksapaguesve përgjatë 10 viteve të para të operimit.

Në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli në partneritet me kompaninë turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte në Turqi, Kazakistan dhe Ukrainë. Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke, YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.

Për aktivistët mjedisorë procedurat e ndjekura në miratimin e këtij projekti dhe më pas fillimi i punimeve janë në shkelje të ligjit. Organizatat janë bërë bashkë dhe kanë paditur vendimmarrjen e qeverisë në Gjykatën Administrative. Ata thonë se ndërsa punimet filluan në nëntor 2021, leja e ndërtimit për to doli vetëm 15 muaj më vonë. Po ashtu organizatat e mjedisit thonë se plani nuk ka marrë parasysh faktin që ndërtimi rrezikon më shumë se 220 lloje shpendësh. /BIRN/

Etiketa: aeroporti vlorekonventa e bernesRama

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Para
Çifti bën seks gjatë fluturimit në Ibiza (VIDEO)

Çifti bën seks gjatë fluturimit në Ibiza (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com