GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratorët, zbulohet dëshmia e Alqi Bllakos në SPAK: Vetëm kam…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryemadhi ironizon arrestimin e Alqi Bllakos: Kush e ka radhën?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ndër zyrtarët e arrestuar për aferën me miliona lekë nga inceneratorët, Alqi Bllako ka mohuar akuzat dhe pretendimet e SPAK si i përfshirë në këtë aferë.

Ish-deputeti ka deklaruar se ka dërguar vetëm shkresën për miratimin në qeveri, ndërsa kontrata nuk u firmos nga Klodian Zoto, u firmos nga amidnistratori italian.

“Unë kam përcjellë vetëm shkresat e Këshillit të Ministrave. Kjo ka qenë detyra ime dhe nuk kam bërë asnjë veprim tjetër. Nuk kam lidhje me akuzat që më janë ngritur dhe nuk kam bërë aferat për të cilat akuzohem”!

Bllako ka hequr të gjithë përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit, ndërsa ai vetëm i ka përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për miratim. Mësohet gjithashtu se Bllako ka folur edhe në lidhje me kontratën e punësimit të të atit, ku deklaroi se ajo nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga administratori italian i kompanisë. Sipas tij, i ati e ka prishur kontratën e punës në momentin që është firmosur aktmarrëveshja për Inceneratorin e Fierit.

“Procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit dhe se kam pasur detyrë vetëm ta përcjellë shkesën Këshillit të Ministrave për miratim. Për sa i përket akuzës së korrupsionit për punësimin e babait tim në mënyrë fiktive në Incineratorin e Tiranës, kontrata për punësimin e babait nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit Italian. Babai im ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrëveshja për Inceneratorin e Fierit”, mësohet të ketë thënë Bllako para hetuesve të çështjes.

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK-ut ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do të ndërtohej Inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, bën me dije Prokuroria e Posaçme në dosjen e saj, është bërë në bashkëpunim me ishministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

 

Etiketa: Alqi BllakoKryesore1

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Serbia me sistem kundërajror kinez/ Opozita bën thirrje që Kosova të armatoset

Serbia me sistem kundërajror kinez/ Opozita bën thirrje që Kosova të armatoset

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com