GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Afera e inceneratorëve, ‘dorëzohet’ kreu i SPAK? Thotë se vepra penale të vështira për t’u provuar

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Afera e inceneratorëve, ‘dorëzohet’ kreu i SPAK? Thotë se vepra penale të vështira për t’u provuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Altin Dumani u përball të premten me deputetët e komisionit të ligjeve gjatë raportimit vjetor në Kuvend.

Dumani u pyet veçanërisht për kohëzgjatjen e hetimeve për aferën e inceneratorëve, për të cilën ai tha se bëhej fjalë për vepra penale të vështira për t’u provuar.

“Krimi i jakës së bardhë, barazia në tendera publikë apo shpërdorimi i detyrës janë çështje penale shumë të vështira për t’u provuar,” iu përgjigj ai pyetjes së deputetit Gazmend Bardhi, nëse kishte ndonjë arsye pse prej 4 vitesh nuk përfundonin hetimet për 3 inceneratorët.

Dumani shtoi se arsyeja e zgjatjes së hetimeve kishte të bënte edhe me plotësimin e strukturës së SPAK. Ai nuk dha specifika të tjera për çështjen, duke përsëritur se kishte detyrim ligjor që të mos raportonte për çështje nën hetim.

Por, sipas Bardhit, politika në një mënyrë a një tjetër kishte ndikuar në mosmarrjen e vendimeve nga prokurorët lidhur me hetime të këtij lloji.

Afera e inceneratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy koncesionet e para janë konfiskuar nga SPAK, ndërsa hetimet për inceneratorin e Tiranës, më i madhi prej të treve, zyrtarisht vijojnë.

Dy duzina me zyrtarë dhe biznesmenë janë arrestuar ose janë shpallur në kërkim për çështjen, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.

Deputetët në Komisionin e Ligjeve i kërkuan Dumanit që SPAK duhet të rrëzojnë mitin e të paprekshmëve në vend.

“Pavarësisht punës që keni bërë, SPAK nuk ka dalë nga mentaliteti se të paprekshmit nuk mund të jenë të paprekshëm,” u shpreh Bardhi.

Edhe deputeti socialist, Fatmir Xhafa, që ka drejtuar komisionin e reformës në drejtësi, pasi rrjeshtoi vlerësimet për punën e institucionit,  kërkoi që në vitet në vazhdim SPAK duhet të jepte prova që justifikonin pritshmëritë e publikut.

“Këto 3 vite do të jenë vitet e provës së zjarrit për ju,” u shpreh Xhafa, duke iu referuar krijimit të mitit të pandëshkueshmërisë në vend.

Pandeli Majko, si relator i raportit të monitorimit të Kuvendit për punën  e SPAK-ut, rezervoi po ashtu kritika për mosplotësimin e disa rekomandimeve të lëna për këtë institucion nga Kuvendi në rezolutën e një viti më parë.

Ai tha se nuk janë plotësuar vendet vakante në prokurori, nuk janë ngritur zyrat mbështetëse në rrethe, nuk është ngritur një sistem treguesish për rezultatet dhe integritetin e prokurorëve, përgatitja e akteve nënligjore, ka probleme në strategjinë e komunikimit me publikun, etj..

Dumani pranoi se disa nga problematikat qëndronin, por nuk cënonin punën e institucionit ose nuk lidheshin drejtpërdrejt me punën e tij.

Gjatë raportimit të tij në Kuvend, Dumani, foli me shifra për punën e SPAK për vitin 2022 duke vlerësuar rritjen e numrit të procedimeve penale dhe konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar.

“Janë mbi 100 milionë euro pasuri të sekuestruara,” tha ai, duke shtuar se bëhej fjalë për lloje të ndryshme pasurish.

Sipas kreut të SPAK, i është kushtuar një rëndësi e veçantë regjistrimit të procedimeve kryesisht, dhe gjatë vitit që lamë pas ai raportoi për 28 procedime penale me 34 persona në hetim.

Ai tha se janë përmirësuar metodat e hetimit, pasi përveç përgjimeve telefonike, po aplikohen në masë të konsiderueshme të gjitha metodat e posaçme te hetimit si; vëzhgime, simulime, dorëzim i kontrolluar, letërpososi, agjentë të infiltruar etj..

“Është përdorur me efiksasitet metoda e hetimeve proaktive në 122 procedime penale ku janë interpretuar 2177 pajisje fundore, ku vërehet rritje pozitive në numrin e procedime të hetuara nëpërmjet kësaj metode hetimore,” thuhet në raportin e dorëzuar në Kuvend.

Sipas këtij raporti, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet të hetuara për veprën penale të korrupsionit me 69 procedime penale dhe interceptuar 1023 pajisje fundore.

Ndërkohë, për çështjet penale të hetuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë përdorur metoda të posaçme hetimore në 53 procedime penale dhe janë interceptuar 1154 pajisje fundore.

Etiketa: Dumani

Lajme të lidhura

Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia
Kosovë & Rajon

Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia

08:52 - 30/07/26
Kurti i jep shuplakë Ramës duke nderuar ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur i lirisë
Aktualitet

Kurti i jep shuplakë Ramës duke nderuar ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur i lirisë

08:15 - 30/07/26
Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona
Breaking Views

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona

23:29 - 28/07/26
Para
Canka: Shpëtuam nga turpi, jam akoma i gatshëm për…

Canka: Shpëtuam nga turpi, jam akoma i gatshëm për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos
Sport

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

09:58 - 31/07/26

Për vite me radhë, klubet më të mëdha të futbollit europian investuan shuma marramendëse për talentet e rinj, me synimin...

Lexo më shumë
Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën

Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën

09:34 - 31/07/26
Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital

Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital

09:19 - 31/07/26
Harta e re me 46 bashki ndez debatet, ekspertët: Ndryshon territori, jo modeli i qeverisjes

Harta e re me 46 bashki ndez debatet, ekspertët: Ndryshon territori, jo modeli i qeverisjes

08:59 - 31/07/26
Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

08:38 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com